BallinaKulturaPO VJEN NË SHTËPI

PO VJEN NË SHTËPI

-

Këtë shtator, DUA, filmi i fuqishëm i Blerta Bashollit, vjen në shtëpi, në Prishtinë, si filmi i hapjës së edicionit 18 të PriFest.

Ka një kuptim të veçantë ta mirëpresim DUA-n në shtëpi. Një histori e lindur këtu, e bërë nga njerëzit tanë, që e ka çuar zërin e Kosovës shumë përtej kufijve tanë, dhe që tani kthehet aty ku i takon: përballë publikut kosovar, në ekranin e madh, në PriFest.

DUA eksploron adoleshencën, miqësinë, identitetin dhe rezistencën, në sfondin e një prej periudhave më të vështira të historisë së afërt të Kosovës. Filmi sjell një kast të mrekullueshëm aktorësh, me Pinea Sylejmani, Vlera Bilalli, Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha, Kaona Sylejmani, Andi Bajgora, Fiona Abdullahu dhe Arben Bajraktaraj.

Filmi është me regji të Blerta Bashollit, me skenar nga Blerta Basholli dhe Nicole Borgeat, montazh nga Enis Saraçi dhe drejtor fotografie Lucie Baudinaud.

Producentë të filmit janë Valon Bajgora, Thomas Reichlin, Britta Rindelaub, Agon Uka dhe Yll Uka, ndërsa bashkëproducentë janë Amaury Ovise dhe Olivier Père. Filmi është një bashkëprodhim mes Kosovës, Zvicrës dhe Francës.

Pas një rrugëtimi të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, DUA kthehet në shtëpi për të hapur festivalin tonë dhe për të nisur gjashtë ditë me filma, histori, takime dhe festë.

Sepse ndonjëherë, pjesa më e bukur e rrugëtimit të një filmi është të kthehet në shtëpi.

DUA po vjen në shtëpi.

Prishtinë | 8 shtator 2026

Mirë se vjen në shtëpi, DUA, transmeton Prifest, përcjell helveticALforum.ch.

#PriFest18#DUA#ComingHome#ForHer#VjosaForever

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shkollat e Preshevës në gjendje të rëndë: Duhet të ngremë zërin...

0
Nga Besnik HEBIBI Shkolla e mesme “Skënderbeu” në Preshevë ndodhet në një gjendje të rëndë dhe kërkon vëmendje e ndërhyrje sa më të shpejtë. Përveç...