BallinaDiasporaAmbasadori Ylber Sela pret në Berlin drejtorin e Fondit për Sigurimin e...

Ambasadori Ylber Sela pret në Berlin drejtorin e Fondit për Sigurimin e Depozitave, Behar Emini

-

Takimi u fokusua në forcimin e diplomacisë ekonomike, shkëmbimin e përvojave me institucionet financiare gjermane dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit të sigurimit të depozitave.

BERLIN – Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Gjermani, Prof. Dr. Ylber Sela, siç mëson helveticALfoum.ch ka pritur në një takim pune në ambientet e Ambasadës në Berlin drejtorin e Fondit për Sigurimin e Depozitave, Behar Emini. Gjatë takimit, palët diskutuan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe institucional, me theks të veçantë në forcimin e diplomacisë ekonomike dhe shkëmbimin e përvojave me institucionet financiare gjermane. Një ndër temat kryesore të bisedës ishte rritja e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së sistemit të sigurimit të depozitave, si një element i rëndësishëm për besimin e qytetarëve në institucionet financiare dhe stabilitetin e sistemit bankar. Ambasadori Sela rikonfirmoi gatishmërinë e Ambasadës për të mbështetur iniciativat që synojnë zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dhe lehtësimin e kontakteve zyrtare me rrjetet e rëndësishme ekonomike në Berlin, si dhe me partnerët ndërkombëtarë.

Nga ana e tij, drejtori i Fondit për Sigurimin e Depozitave, Behar Emini, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për promovimin e reformave financiare të vendit dhe prezantimin e arritjeve institucionale në arenën ndërkombëtare. Takimi në Berlin vlerësohet si një mundësi për të zgjeruar bashkëpunimin me institucionet financiare gjermane, për të shkëmbyer praktika profesionale dhe për të krijuar ura të reja komunikimi në fushën e financave. Përmes kontakteve të tilla, Ambasada synon të kontribuojë në forcimin e lidhjeve ekonomike dhe në krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim me partnerët gjermanë dhe ndërkombëtarë, transmeton helveticALforum.ch.

Përgatiti D. H

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Arben Gashi paralajmëron kandidaturën për kryetar të LDK-së: Nëse hapet gara,...

0
Deputeti i LDK-së konfirmon ambiciet për të marrë drejtimin e partisë, duke kërkuar një proces të hapur, demokratik dhe me konkurrencë të mirëfilltë. Deputeti i...