BallinaAktualitetiVota e diasporës, Celibashi: Riaplikoni pa kufizim deri në 4 mars, KQZ...

Vota e diasporës, Celibashi: Riaplikoni pa kufizim deri në 4 mars, KQZ do ju asistojë

-

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi informoi të enjten zgjedhësit nga jashtë vendit, të cilëve u është refuzuar kërkesa për t’u regjistruar në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER), se mund të riaplikojnë pa kufizim në numër deri në datën 4 mars.

Përmes një videomesazhi informues, Celibashi këshillon që përpara se të riaplikojnë, të kontaktojnë me KQZ-në për t’i asistuar një punonjës i këtij institucioni.

“Për këtë qëllim ata mund të rezervojnë një telefonatë me KQZ-në nëpërmjet këtij linku: www.kqz.gov.al/rezervo2”, bëri të ditur Celibashi.

Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka filluar në 11 janar dhe do të zgjasë deri në datën 4 mars.

Në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) që nga 11 janari deri sot kanë bërë kërkesë për t’u regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, 239 992 shtetas shqiptarë, njofton rtsh.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

TRUMP, PUTIN DHE XI JINPING DREJT NJË TAKIMI TREPALËSH, ARMËT BËRTHAMORE...

0
SHBA, RUSI DHE KINË – Tre liderët e fuqive më të mëdha botërore, presidenti amerikan Donald Trump, ai rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez...