POSTIMET E FUNDIT

Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih në promovimin e librit të Nuhi Bytyqi

Mbrëmë me datë 27.02.2025 në Lozanë të Zvicrës me organizim të Qëndrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion – Lozanë u promovua libri i gazetarit të njohur, z.Nuhi Bytyqi, Monografi për Gazmend Zajmin: ” Një jetë për Kosovë dhe Filmit Dokumentar: “Mbijetesa dhe Shkolla”. Në këtë takim ishin disa personalitete e në mesin e tyre edhe z.Vigan Berisha, Shef i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih.

Ja se si e përshkruan promovimin:

„Sonte kishim nderin të marrim pjesë në promovimin e librit kushtuar Akademik Gazmend Zajmit, një nga figurat më të shquara të kombit tonë. Përgëzojmë autorin Nuhi Bytyqi për këtë vepër të rëndësishme që ndriçon jetën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm. Falënderim për organizatorët dhe të gjithë të pranishmit që e bënë këtë event kaq të veçantë!“

helveticALforum

 

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB