POSTIMET E FUNDIT

Vetëvendosje në festë pas zgjedhjeve: Kurti flet për dekadën e qeverisjes

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, po mban fjalim në sheshin qendror të Prishtinës pas daljes së rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 7 qershorit ku LVV ka marrë rreth 43 %. Kurti ka ngacmuar partitë opozitare, duke thënë se vetëm ata s’do të dalin nesër në punë, meqë s’ka Kuvend.

“Ajo që i mungon shtetit të Kosovës. Republikës së Kosovës i mungon Kuvendi. Fatkeqësisht blloku opozitar nuk shkojnë në punë. Ne jemi të interesuar që edhe blloku opozitar sa më shpejt të shkojnë në punë”, ka thënë Kurti.

Ai megjithatë ka paralajmëruar se në javët në vazhdim do t’i kontaktojë, takojë dhe se do të bashkëpunojë me të gjitha partitë politike. “Në javët në viji,do të komunikojmë e do t’i takojmë, dhe do të bisedojmë me të gjitha subjektet politike”, ka thënë Kurti. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpallur fitoren e partisë së tij në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, duke e cilësuar rezultatin si konfirmim se “dekada i përket qeverisjes së Vetëvendosjes”.

Kurti deklaroi se kjo është fitorja e pestë zgjedhore e njëpasnjëshme e subjektit që drejton.

Ndërkohë, nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, nga festa e organizuar pas zgjedhjeve, uroi mbështetësit për formimin e qeverisë së re, të cilën e quajti “Kurti 4”.

Sipas rezultateve paraprake nga numërimi i mbi 99 për qind të votave, Vetëvendosje mbetet forca e parë politike në vend me rreth 43 për qind të votave.  Me rezultatin aktual, Vetëvendosje siguron 48 vende në Kuvendin e Kosovës. Konjufca e cilësoi rezultatin si një “fitore madhështore”, ndërsa kryetarja e partisë Guxo, aleate në koalicion me Vetëvendosjen, e përshkroi atë si “fitoren më të rëndësishme deri më tani”.

Konjufca: Unë mund t’ju them urime Qeveria ‘Kurti 4’

Lëvizja Vetëvendosje po mban tubim në qendër të Prishtinës pasi kanë dalë të parët në zgjedhjet e 7 qershorit.

Glauk Konjufca ka marrë fjalën duke falendëruar qytetarët që e kanë votuar LVV-në në zgjedhje.

Ai ka konsideruar se çështja e krijimit të qeverisë së re është punë e kryer dhe se Kurti do të jetë përsëri kryeministër.

“Faleminderit që sot ja keni qitë pikën. Urime qeveria Kurti 4”, ka delaruar Konjufca, transmeton BSot.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB