BallinaArsimiUniversiteti “Eqrem Çabej” zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar

Universiteti “Eqrem Çabej” zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar

-

Universiteti “Eqrem Çabej” në Gjirokastër po zgjeron bashkëpunimin me universitete ndërkombëtare, duke krijuar më shumë mundësi për shkëmbime akademike dhe trajnime për studentët dhe pedagogët.

Aktualisht, institucioni numëron rreth 100 marrëveshje bashkëpunimi me universitete në Europë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rektori Jaho Cana thekson se pjesa më e madhe e marrëveshjeve përfshin vendet e Europës Perëndimore, por edhe vende të tjera si Rumania, Bullgaria dhe Polonia, si dhe bashkëpunime në SHBA, përfshirë një universitet në Miçigan. Gjithashtu, janë hapur programe të përbashkëta me universitete italiane.

Sipas tij, universiteti është përfshirë gjerësisht në programet Erasmus, duke përfituar nga projektet e Bashkimit Europian dhe duke rritur rolin e tij si partner dhe drejtues në këto iniciativa.

Universiteti i Gjirokastrës ofron rreth 24 programe studimi dhe mbetet institucioni më i madh akademik në jug të vendit, me një traditë rreth 60-vjeçare, transmerton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Gianni Infantino, do të kandidojë për rizgjedhje

0
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, pritet të kandidojë për një mandat të ri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027. FIFA ka konfirmuar se Infantino do...