POSTIMET E FUNDIT

“Liqeni i Ohrit, destinacioni më i bukur në Europë”/ “Time Out”: Peizazh i përkryer, natyrë e qetë

Liqeni i Ohrit është shpallur si destinacioni më i bukur në Europë nga revista e shkrimtarëve të udhëtimeve “Time Out”.

Liqeni që ndahet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, i njohur si më i thelli në Ballkan dhe nga më të vjetrit në kontinent, tashmë merr edhe titullin prestigjoz europian duke mposhtur në garë destinacione të tjera të famshme, edhe të llojit të vet në continent.

“Time Out” e përshkruan liqenin e Ohrit si një oaz të nënvlerësuar mes dy shteteve po aq të nënvlerësuara deri më tani për turizëm në Evropën Juglindore, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Mbi 1 milion turistë vizitojnë liqenin e Komos në Itali për bukurinë dhe vilat mahnitëse, por Ohri ofron diçka tjetër sipas këtyre shkrimtarëve nomadë.

Një alternativë më e qetë, më e përballueshme, peisazh të pakursyer, uj i kaltër dhe i qelqtë, sfonde malore dhe një vijë liqenore e mbushur me qytete historike që duken të ngrira në kohë.

Nga njëra anë Ohri, në krahun lindor të liqeni, në Maqedonin ëe Veriut, me rrugë me kalldrëm, kisha mesjetare, rrënoja të lashta, dhe pushime pa çmimet maramendëse të Komos.

Në krahun perëndimor, Pogradeci dhe fshatrat shqiptarë, që përshkruhen si peisazhe të ashpra por vendbanime të qeta.

Nuk lihet pa përmendur fshati Lin, i konfirmuar zyrtarisht si vendbanimi më i vjetër me palafite në Europë. Veç aspektit historik, edhe ai kulturor me shtëpitë e rrënojave mozaik dhe vendeve për kamping piktorest.

Me këtë vlerësim, liqeni i Ohrit lë pas destinacionet më prestigjoze në Europë, nga fjordet norvegjeze, llixhat e Toskanës, Rruga e Gjigantit në Irlandën e Veriut, Luginën e Moselit në Gjermani, Alberobelon në Itali e deri tek Keë Gardens në Londër, transmeton abcnews.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB