BallinaDiaspora“Turizmi, Shqipëria e para në Europë”/ “Tropicals”: Rritet interesi i të huajve...

“Turizmi, Shqipëria e para në Europë”/ “Tropicals”: Rritet interesi i të huajve për ta zbuluar si destinacion

-

Shqipëria po merr gjithnjë e më shumë vëmendje në skenën ndërkombëtare për turizmin.

“Tropicals”, një media online dedikuar turizmit, i ka kushtuar një artikull të veçantë Shqipërisë, duke e renditur në vendin e parë ndër destinacionet që po tërheqin interesin e turistëve të huaj.

Në artikull, Shqipëria cilësohet si një prej sekreteve të ruajtura mirë  të Europës, që tashmë po zbulohet nga turistët ndërkombëtarë. Nga Riviera Shqiptare  dhe ujërat e kristalta të Ksamilit, tek qytetet historike të Beratit e Gjirokastrës apo Alpet në veri, “Tropicals” veçon larminë e peizazheve dhe eksperiencave që ofron vendi ynë.

Në shkrim theksohet se ajo që e bën Shqipërinë të veçantë nuk është vetëm natyra por edhe  mikpritja, gastronomia tradicionale, qytetet bregdetare dhe mundësia për të përjetuar destinacione ende autentike. Të gjjithë këto elementë së bashku  po ndikojnë në rritjen e interesit ndërkombëtar për të eksploruar vendin tonë. Shqipëria, e konsideruar prej vitesh një destinacion i nënvlerësuar në Ballkan, po pozicionohet tashmë si një nga vendet  më interesantë në Europë. Me interesin ndërkombëtar që vazhdon të rritet, Shqipëria po bëhet një nga destinacionet që duhet vizituar patjetër në Evropë. Gjatë periudhës janar-korrik të vitit 2026 Shqipëria priti më shumë se  7 milionë vizitorë të huaj ose 427 mijë më shumë se një vit më parë, transmeton abcnewsal.

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Dy monedha ari shqiptare me vlerë dëshmi e historisë dhe artit...

0
NGA: BEQIR SINA Dy monedha ari të rralla shqiptare, të certifikuara me notat më të larta të NGC, po tërheqin vëmendjen e koleksionistëve në mbarë botën...