BallinaAtdheuKryediplomati i Shqipërisë pret drejtuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës

Kryediplomati i Shqipërisë pret drejtuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës

-

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha priti sot në Tiranë, drejtuesit e institucioneve dhe të zgjedhurit shqiptarë në Luginën e Preshevës, deputetin Shaip Kamberi, kryetaren e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, kryetarin e komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi.

Ministri Hoxha thekson se gjatë takimit u zhvillua një bisedë e drejtpërdrejtë, përmbajtësore, për çështjet që na bashkojnë dhe që kërkojnë bashkërendim të vazhdueshëm: mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen e identitetit dhe forcimin e përfaqësimit të tyre me fuqi reale në jetën politike dhe institucionale të Serbisë, si dhe adresimin e nevojave konkrete të qytetarëve të Luginës.

“Përfaqësimi real dhe i denjë, ruajtja dhe forcimi i identitetit kombëtar, arsimimi, zhvillimi ekonomik dhe mundësitë për të rinjtë nuk janë çështje episodike. Ato kërkojnë vëmendje të vazhdueshme, bashkërendim dhe veprim konkret”, shkroi në rrjetin social X, Ministri i Jashtëm.

Të drejtat e shqiptarëve, sipas Ministrit, mbeten një nga përparësitë e qëndrueshme të aksionit tonë diplomatik.

Hoxha nënvizoi se Shqipëria do të vijojë të jetë pranë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, me angazhim dhe dialog, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ambasadori Ylber Sela pret në Berlin drejtorin e Fondit për Sigurimin...

0
Takimi u fokusua në forcimin e diplomacisë ekonomike, shkëmbimin e përvojave me institucionet financiare gjermane dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit të sigurimit të...