
Bajram Ibrahimaj
Tuj dhanë shpirt, Nanën e gjeta,
n’derë t’shpisë, me lot ndër sy
unë prej kurbetit posa u ktheva,
po ajo s’më priti si dikur aty.
M’kishte pritë gjat me vite tëra
me zemër t’mbushun plot me mall,
por kur erdha, veç nji frymë i kishte mbetë
e me m’thanë, të pres ty o i imi djalë .
Iu afrova, i kapa dorën,
Nanë, jam unë, djali yt
Ajo m’shikoi me sytë e lodhun,
pak buzëqeshje por jo si përditë.
S’pata forcë me i thanë asgja,
lotët m’rahnin n’fëtyren time
se çdo vit që e humba larg saj,
m’u duk si një copë e jetës sime.
Si fëmijë që kthehet te Nana,
ia putha dorën ia putha ballin
por ajo veç frymën e fundit
se mua nuk ma shterron mallin.
Mos kaj, bir, se ti ke rrugë,
kurbeti prapë ka me t’thirrë
veç kur t’merr malli për Nanën,
kthehu te kjo derë, përher i lirë
Pastaj sytë ia pashë tu u mbyllë,
e zani iu ba veç me nji fjalë
të kam dashtë ma shumë se jetën,
o biri jem, mos m’harro kurrë n’mall.
Tuj dhanë shpirt, Nanën e gjeta,
e n’duar t’mija shpirtin ma la
unë erdha prej larg, me e përqafu,
por Zoti nga lart ashtu më tha .
M’ka mbetë zani yt n’kujtime,
si nji këngë që s’ka me u shue
e sa herë kthehem te ajo derë,
më duket, Nanë se po del ti me m’përqafue.
O Nanë, unë jam mërgimtari yt,
me valixhe plot mall e kujtime,
por sa t’kem frymë në këtë jetë,
ti ke me qenë drita e zemrës sime.
E kur një ditë edhe unë t’vij,
aty ku shpirti yt pushon,
do t’them Nanë, u ktheva prapë,
djali yt që kurrë s’të harron .
Tuj dhanë shpirt, Nanën e gjeta,
por n’shpirtin tem ajo ka me jetue
se Nanën mund ta marrë dheu,
dashninë e saj kurrë s’mundem me shue.
Lucern-Ch, 18.08.2026










