Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimoviçi, po vazhdon me paraqitje të mira te Bayern Munih.
Ibrahimoviçi shënoi në ndeshjen miqësore ndaj Heidenheimit, ku “Bavarezët” triumfuan me rezultat 4:2.
Ai ishte i saktë nga pika e bardhë, duke realizuar penalltinë kundër ish-klubit të tij.
Ibrahimoviçi u zëvendësua në minutën e 61-të, ndërsa në lojë u aktivizua Harry Kane. Kjo ishte ndeshja e fundit miqësore e Bayernit para fillimit të sezonit.
Pas katër ditësh, “Bavarezët” do të kërkojnë trofeun e Superkupës së Gjermanisë, ku do të përballen me Borussia Dortmundin./BS










