BallinaDiasporaTaulant Balla në sallën plenare të Parlamentit Europian: Shqipëria, favoritja kryesore për...

Taulant Balla në sallën plenare të Parlamentit Europian: Shqipëria, favoritja kryesore për anëtarësim në BE

Gjatë ndjekjes së debatit në sallën plenare të Parlamentit Europian, Taulant Balla vlerësoi si një moment krenarie deklaratat e Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, dhe Raporterit për Shqipërinë, Andreas Schieder, të cilët e cilësuan Shqipërinë si një nga vendet më të avancuara në procesin e integrimit europian. Sipas Ballës, fakti që Shqipëria përmendet së bashku me Malin e Zi si “favoritja kryesore” për anëtarësim në Bashkimi Europian përbën një vlerësim të rëndësishëm për progresin e arritur nga vendi në rrugën e reformave dhe afrimit me standardet europiane.

“Çfarë krenarie të jem në Sallën Plenare të Parlamentit Europian dhe të dëgjoj Komisioneren Kos dhe Raporterin Schieder të thonë se Shqipëria mund të quhet me krenari ‘favoritja kryesore’, së bashku me Malin e Zi, për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian”, u shpreh Balla. Ky vlerësim vjen në një moment të rëndësishëm për procesin e negociatave të anëtarësimit, ndërsa Shqipëria vijon punën për përmbushjen e prioriteteve dhe përshpejtimin e reformave në kuadër të integrimit europian, transmeton kjone.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

12 mijë të huaj në punë – Shqipëria po mbështetet gjithnjë...

0
Kërkesa e lartë e bizneseve në Shqipëri për krah pune ka nxitur një valë të re punësimi të të huajve, numër i cili ka...