Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ka nisur numërimi i votave me kusht. Sipas përditësimeve të fundit në platformën e KQZ-së, deri më tani janë numëruar tri nga 52 kutitë e votave.
Nga këto rezultate, VV renditet e para, LDK e dyta, Aleanca e treta dhe PDK e katërta.
Kujtojmë, se numërimi i votave me postë po vazhdon mirëpo procesi është kah fundi.
Nis numërimi i votave me kusht, ky është rezultati
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ka nisur numërimi i votave me kusht.
Sipas përditësimeve të fundit në platformën e KQZ-së, deri më tani janë numëruar tri nga 52 kutitë e votave.
Nga këto rezultate, VV renditet e para, LDK e dyta, Aleanca e treta dhe PDK e katërta.
Kujtojmë, se numërimi i votave me postë po vazhdon mirëpo procesi është kah fundi.
Numërohen 96.41% e votave me postë, Vetëvendosje kryeson bindshëm
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 215 nga 223 vendvotime të votave me postë, që përbëjnë 96.41% të totalit. Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë me një epërsi të thellë ndaj subjekteve të tjera politike, përcejll Bota sot.
Rezultatet aktuale janë si më poshtë:
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 72.97% (57,717 vota)
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 12.01% (9,502 vota)
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 8.25% (6,529 vota)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 4.15% (3,279 vota)
Sot përfundon numërimi i votave me postë
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se sot (e mërkurë, 17 qershor 2026), deri në mesditë, do të përmbyllet procesi i numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht votimi përmes postës.
Njëkohësisht, KQZ do të fillojë me numërimin e fletëvotimeve nga votimi me kusht, i mundësuar në 52 vendvotime me kusht, ku janë evidentuar 8,751 votues.
Po ashtu, do të nisë edhe numërimi i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i mundësuar jashtë vendvotimeve, ku për këtë lloj votimi kanë qenë të regjistruar 3,144 votues.Vlen të përmendet se LVV ka fituar edhe në këto zgjedhje. /BSot




