BallinaSportiTALENTI MË RRËNJË NGA KUMANOVA DREJT TORINOS!

TALENTI MË RRËNJË NGA KUMANOVA DREJT TORINOS!

-

Talenti shqiptar me origjinë nga Kumanova, që jeton në Maribor të Sllovenisë, Laurin Benaj, ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij, shkruan Open-TV.

Sulmuesi i lindur në vitin 2010 i është bashkuar Torinos nga Maribor, me marrëveshje të përhershme, ndërsa tashmë ka nënshkruar kontratën me klubin italian.

Benaj do të jetë pjesë e Torino U17, ku do të vazhdojë zhvillimin e tij në një prej akademive të njohura të futbollit italian.

Nga Kumanova, përmes Mariborit, e tash drejt Torinos – rrugëtimi i Laurin Benajt po merr një tjetër dimension. Një talent me origjinë shqiptare që po ngjit shkallët e futbollit evropian dhe që tashmë ka nisur një kapitull të ri në Itali. Kumanova ka edhe një arsye për të qenë krenare! Laurin Benaj është emri që po troket në dyert e futbollit të madh evropian, transmeton opentv.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Osmani propozon gjashtë hapa për “normalizimin e demokracisë multietnike” në RMV

0
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka propozuar gjashtë hapa që, sipas tij, janë të domosdoshëm për “normalizimin e demokracisë multietnike” në Maqedoninë e Veriut....