BallinaAtdheuOsmani propozon gjashtë hapa për “normalizimin e demokracisë multietnike” në RMV

Osmani propozon gjashtë hapa për “normalizimin e demokracisë multietnike” në RMV

-

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka propozuar gjashtë hapa që, sipas tij, janë të domosdoshëm për “normalizimin e demokracisë multietnike” në Maqedoninë e Veriut. Në një status të publikuar në Facebook, Osmani ka renditur gjashtë kërkesa që lidhen me funksionimin e institucioneve, përfaqësimin e drejtë të komuniteteve, përdorimin e gjuhëve, integrimin evropian dhe gjendjen ekonomike në vend.

Në listën e tij, Osmani vendos si pikë të parë zgjedhjen e Qeverisë me shumicë të Badenterit, ndërsa kërkon që edhe në Gjykatën Kushtetuese të zbatohet vendimmarrja me Badenter për ligjet që miratohen me shumicë të dyfishtë.

Një tjetër kërkesë e tij është rikthimi i Balancuesit dhe garantimi i përfaqësimit të drejtë në institucionet shtetërore.

Osmani kërkon gjithashtu rikthimin e autonomisë së Inspektoratit të Gjuhëve dhe, siç shprehet ai, “imponim të zbatimit të Ligjit për Gjuhët”.

Në aspektin politik dhe strategjik, nënkryetari i BDI-së kërkon një zotim të qartë për vazhdimin e integrimit evropian të vendit.

Si pikë të gjashtë, Osmani propozon krijimin e një bordi mbipartiak për ndalimin e kolapsit ekonomik.

“Gjashtë (6) hapat e domosdoshëm për normalizimin e demokracisë multietnike në Maqedoninë e Veriut”, shkruan Osmani, duke sqaruar se renditja e pikave është e lirë, transmeton opentv.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

TALENTI MË RRËNJË NGA KUMANOVA DREJT TORINOS!

0
Talenti shqiptar me origjinë nga Kumanova, që jeton në Maribor të Sllovenisë, Laurin Benaj, ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e...