BallinaSportiAbrashi shënon në Kampionatin e Zvicrës

Abrashi shënon në Kampionatin e Zvicrës

-

Grasshoppers ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj St. Gallenit, në ndeshjen e javës së gjashtë të elitës së futbollit zviceran. Kjo ishte fitorja e parë e Grasshoppersit në edicionin e ri, ndërsa një nga më të merituarit për këtë sukses ishte kapiteni Amir Abrashi, i cili shënoi golin e parë të takimit.

Në minutën e 12-të, i shkathëti Aliou Balde e hutoi mbrojtjen vendase dhe ia shërbeu topin në mënyrë perfekte Leon Frrokajt.

Megjithatë, ky i fundit, nga një pozitë shumë e favorshme, nuk arriti të shënojë.

Në minutën e 36-të, Amir Abrashi realizoi për 1:0, ndërsa Lee Young-Jun shënoi golin e dytë në minutën e 69-të. Për Grasshoppersin u paraqitën nga minuta e parë Samuel Krasniqi, Bujar Pllana dhe Amir Abrashi. Abrashi u zëvendësua në minutën e 75-të, ndërsa Pllana në minutën e 83-të.

Në radhët e St. Gallenit, Leon Frrokaj ishte titullar dhe u zëvendësua në minutën e 61-të.

Pas gjashtë javësh, St. Gallen renditet në vendin e pestë me 7 pikë, ndërsa Grasshoppers mbetet në vendin e 11-të me 4 pikë./K.Goca/BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kongresi i Elbasanit dhe rëndësia e tij në zhvillimin e arsimit...

0
Kongresi i Elbasanit, i mbajtur më 2 shtator 1909, përfaqëson një nga momentet kyçe të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Mbledhja e tij ishte një ngjarje...