BallinaSportiSeferi në superformë në Turqi, shënon sërish dhe arrin 4 gola në...

Seferi në superformë në Turqi, shënon sërish dhe arrin 4 gola në 5 ndeshje

-

Taulant Seferi vazhdon të konfirmojë formën e shkëlqyer në startin e sezonit në Turqi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, duke shënuar golin e katërt në vetëm 5 ndeshje.

Seferi realizoi në minutën e 53-të në transfertën ndaj Karagümrük, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij, Kayserispor, me rezultatin 0-1.

Sulmuesi shqiptar u tregua i saktë me një gjuajtje në brendësi të zonës, duke vijuar serinë e tij mbresëlënëse në javët e para të sezonit.

Kayserispor ishte pranë fitores, por vendasit barazuan në minutat shtesë. Biraşchi shënoi në minutën e gjashtë shtesë, duke vendosur rezultatin përfundimtar 1-1.

Pavarësisht barazimit, Seferi mund të largohet me kokën lart nga kjo sfidë, pasi konfirmoi edhe një herë momentin e tij të mirë.

Katër gola në pesë ndeshje është bilanci i sulmuesit shqiptar në startin e këtij sezoni, një statistikë që pritet të jetë lajm i mirë edhe për Kombëtaren shqiptare dhe trajnerin Maran, që ka një opsion më shumë për ndeshjet e radhës, transmeton tch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kongresi i Elbasanit dhe rëndësia e tij në zhvillimin e arsimit...

0
Kongresi i Elbasanit, i mbajtur më 2 shtator 1909, përfaqëson një nga momentet kyçe të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Mbledhja e tij ishte një ngjarje...