BallinaSportiStrakosha mungon në 4 ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve

Strakosha mungon në 4 ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve

-

Thomas Strakosha do të mungojë në startin e aventurës së Shqipërisë në Ligën e Kombeve, pasi dëmtimi i portierit kuqezi rezulton më serioz nga sa ishte raportuar fillimisht.

Strakosha ka pësuar një frakturë në kyçin e dorës, dëmtim që pritet të kërkojë rreth një muaj rikuperim.

Portieri i AEK-ut u dëmtua më 5 shtator, gjatë ndeshjes së kampionatit grek ndaj Arisit, të fituar 5-0 nga skuadra e tij. Strakosha e luajti të gjithë takimin, pasi në momentin e dëmtimit nuk e kuptoi se bëhej fjalë për një frakturë.

Vetëm pas kontrolleve mjekësore të kryera pas ndeshjes u konfirmua thyerja në kyçin e dorës. Për këtë arsye, 29-vjeçari mungoi në sfidën e Champions League ndaj LASK-ut më 8 shtator.

Edhe pse trajneri i AEK-ut, Marko Nikolić, e kishte cilësuar dëmtimin si jo serioz, kontrollet e mëtejshme kanë treguar se portieri do të ketë nevojë për disa javë rikuperim, me periudhën e mungesës që parashikohet rreth një muaj.

Ndeshjet ku mungon Strakosha:

26 shtator / Shqipëri–Bjellorusi

29 shtator / San Marino–Shqipëri

3 tetor / Finlandë–Shqipëri

6 tetor / Shqipëri–San Marino, transmeton shekulli.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

A ka para kriminale në Zvërnec? Rama vë ‘dorën në zjarr’...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me projektin e Zvërnecit, ku SPAK ka ngrirë transaksionin për blerjen e tokave nga Artur Shehu, prej...