BallinaAtdheu“Nga sot nisim përshkallëzimin”/ Emigranti nga Britania paralajmëron në protestë: Nuk ka...

“Nga sot nisim përshkallëzimin”/ Emigranti nga Britania paralajmëron në protestë: Nuk ka marshim, por qëndrim në shesh

-

Në ditën e 105-të të protestës, qytetarëve në Tiranë i janë bashkuar edhe emigrantët. Aktivisti Bledar Meti, i cili jeton në Britaninë e Madhe, ka mbajtur një fjalim, në të cilin ka theksuar disa nga kërkesat që protestuesit kanë.

Sipas tij, kërkesa kryesore mbeten dorëheqja e qeverisë, krijimi i qeverisë tranzitore dhe kalimi në sistem zgjedhor me lista të hapura. Sipas tij, qeveria tranzitore duhet të bëjë depolitizimin e administratës publike.

Më tej, Meti ka paralajmëruar se nga sot do të nisë përshkallëzimi i protestës, duke thënë se nuk do ketë më marshim por vetëm qëndrim në shesh.

“Ju jeni shpresa, ato që inspiruat këtë protestë dhe keni prekur zemrat e çdo shqiptari në diasporë. Më 22 qershor, ne e kthyem këtë protestë në kërkesa politike. Një dorëheqje e autoritarit dhe të qeverisë së tij të korruptuar. Së dyti, krijimi i një qeveritare tranzitore, një qeveri e shqiptarëve. Kjo qeveri tranzitore duhet të mandatohet që t’i japë fund tranzicionit, duke hyrë në zgjedhje me lista të hapura dhe duke i dhënë fund sistemit ku partizanët e partiakëve numërojnë votat. Votat të numërohen me sistem rigoroz dhe elektronik që nuk bën deformimin e demokracisë. Kjo qeveri tranzitore duhet të bëjë depolitizimin e administratës pas 36 vitesh dhe t’i hapim fund patronazhismit. Sonte ne nisim përshkallëzimin. Nuk do të ketë marshim, por qëndrim në këtë shesh. Anti shqiptari Edi Rama, ato 4 orë që do t’i kishim luks të shkonim te nënat tona, na i konsumoi në kufi se kishte dhënë urdhër të mos hyjmë në shesh. Iu themi familjarëve hajdeni në shesh. Rezistencë. Ta shporrim nga zyra autoritarin Edi Rama”, shtoi ai, transmeton shekulli.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

A ka para kriminale në Zvërnec? Rama vë ‘dorën në zjarr’...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me projektin e Zvërnecit, ku SPAK ka ngrirë transaksionin për blerjen e tokave nga Artur Shehu, prej...