Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Veturat e para në botë me hidrogjen (Ujë H2O) dhe baterija elektrike të patentuar nga zbuluesi Rexhep GASHI

by administrator
16:14 23/04/25
in Aktualiteti, Mosha e Tretë
Veturat e para në botë me hidrogjen (Ujë H2O) dhe baterija elektrike të patentuar nga zbuluesi Rexhep GASHI
0
SHARES
19
VIEWS
Share on Facebook

Intervistoi: PhD. Dashnim Hebibi, Zürich

Intervistë ekskluzive me Prof. Rexhep Gashi, Kryetar i Institutit për Avancim Kombëtar (IPAK)

“Në vitin 2006, isha ndër të parët që mendova për drejtimin elektrik të veturave inteligjente. Idetë e mia janë aplikuar më pas nga Tesla dhe kompani të tjera”, na tha ndër të tjera Prof.dr.Rexhep Gashi që jeton e vepron në Zvicër.

Prof. dr. Rexhep Gashi: Shkenca si mision kombëtar. Shkencëtari që pranoi mirënjohje nga Presidenti Jacques Chirac. I qetë, i sjellshëm, modest dhe punëtor i madh. I buzëqeshur, familjar dhe hulumtues. Atëdheun e do shumë dhe është i lidhur thellë me të. Enkas për qendrën mediale shqiptare sam24.info realizuam këtë intervistë me një nga mendjet më të ndritura të diasporës sonë – Prof. Rexhep Gashi.

Profesor Gashi, ju falënderojmë që ndatë kohë për këtë intervistë. Jeni shkencëtar i njohur, megjithatë, mund të na bëni një prezantim të shkurtër për lexuesit tanë?

Së pari, ju falënderoj për punën e jashtëzakonshme që bëni në promovimin e vlerave të diasporës sonë. Kam pasur fatin të studioj në Zvicër që nga viti 1993 dhe të diplomohem në EPFL në Lozanë, me fokus në mekanikë, energji të ripërtëritshme dhe një Ex-MBA në ekonomi në UNIL. Kam qenë një nga pionierët në zhvillimin e veturave elektrike me bateri dhe hidrogjen (fuel cell), si dhe ndër të parët në botë që kam konceptuar veturat pa pilot. Nga viti 1998 deri më 2011, jam fokusuar në zgjidhje inovative për mobilitet të qëndrueshëm. Zbulimet e mia janë të shumta dhe të dokumentuara – më shumë mund të gjeni në këtë link: https://patents.justia.com/inventor/rexhep-gashi

Jeni zgjedhur kryetar i IPAK. Si e pranuat këtë përgjegjësi?

Me gjithë kohën e kufizuar që kam, pranova këtë detyrë me shumë respekt, pas kërkesës së Prof. Dr. Fadil Çitaku. Ishim bashkë me të që iniciuam themelimin e IPAK, një institut që për herë të parë në historinë tonë bashkon shkencëtarë të nivelit botëror me origjinë shqiptare.

 Çfarë ju shtyu të formoni këtë institut?

Pas themelimit të Albanian Engineering of Switzerland (AES) në 2011, ndjeva nevojën për një organizim më të gjerë dhe më gjithëpërfshirës shkencor – IPAK. Objektivi është krijimi i një kulture shkencore shqipe, përkrahje për rininë, dhe rritja e nivelit shkencor të kombit tonë.

 Si u prit nga diaspora kjo nismë?

Jemi shumë të kënaqur me përkrahjen e madhe që kemi marrë. Kemi në radhët tona personalitete të shquara nga Europa deri në Amerikë në fusha të ndryshme – nga mjekësia te inxhinieria dhe shkencat ekzakte.

Pse u themelua IPAK në Kosovë?

Sepse është jetike që zëri ynë shkencor të dëgjohet në trojet tona. Është koha për një bashkim kombëtar – fillimisht në fushën shkencore dhe ekonomike. Kosova dhe gjithë viset shqiptare kanë nevojë për këtë vizion.

Sa anëtarë ka IPAK aktualisht?

Nuk kemi një numër të saktë, por jemi mbi 100 anëtarë aktivë dhe pasivë.

Cili është projekti i parë që do të realizoni si kryetar?

Krijimi i një rrjeti gjithëpërfshirës të shkencëtarëve shqiptarë dhe organizimi i një konference shkencore në Zvicër.

Në fillim ata kanë nevoj të analizojnë nevojat e tyre :

a) ngritja e arsimit dhe të shkollimit profesional duke inegruar diasporën shqiptare në ndihmë,

b) integrimi i inxhinjerëve dhe ekspertëve të diasporës në borde menagjeriale si këshillues (Trepça, Infrakos, Transkos, Univerzitete publike, etj.).

c) Ambasadat e Kosovës duhet të hapin nga një dhomë bashkëpunimi ndër-shtetëror ku ekspertë shqiptarë të diasporës duhet të punojnë me ekspert të shtetit ku jetojnë për të krijuar mundësi bashkëpunimi ndërshtetëror.

d) Krijimi dhe financimi i projekteve profesionale në bashkëpunim me ekspert të diasporës në vendet e origjinës. Kjo e fundit do mundëson edhe transeferin e diturisë në vendet tona të origjinës. Financimi i projekteve shtetërore me kompanit ndërkombëtare nuk e garanton këtë transfer!

Nënshkrimi i marrveshjes së bashkpunimit me qeverin Kurti. E cila nuk u aplikuar nga qeverija kosovare.

Ku do të fokusohet më shumë IPAK?

Në anëtarësim dhe ndërlidhjen shkencore mes anëtarëve të tij.

Kush mund të jetë pjesë e IPAK dhe a duhet të ketë titull shkencor?

Të gjithë ata që duan të kontribuojnë për ngritjen kombëtare. Titulli shkencor nuk është i domosdoshëm, ndonëse shkencëtarët bartin barrën e përfaqësimit.

Cila konferencë ju ka lënë më shumë përshtypje dhe a e dini sa keni marrë pjesë?

Prezantimi në Paris më 2004 ku mora mirënjohje nga Presidenti Jacques Chirac, ishte moment i veçantë. Numri i konferencave është i madh, nuk e mbaj mend saktë.

Keni punuar edhe në fushën e veturave Tesla?

Po, në vitin 2006, isha ndër të parët që mendova për drejtimin elektrik të veturave inteligjente. Idetë e mia janë aplikuar më pas nga Tesla dhe kompani të tjera.

A janë të sigurta veturat elektrike?

Po, madje më të sigurta se ato me djegie të brendshme. Janë të pajisura me sisteme inteligjente sigurie.

Si e shihni gjeneratën e tretë në mërgatë dhe a kanë bërë mjaftueshëm shtetet tona për mërgatën?

Gjenerata e tretë është jashtëzakonisht e integruar dhe e arsimuar. Shtetet tona fatkeqësisht nuk e kanë vlerësuar sa duhet këtë potencial.

Anjë popull që ka migruar në zvicërr nuk ka arritur nivelin tonë. Gjenerata e dytë dhe e tret janë zhvilluar dhe jan inegruar shkelqyeshëm, kanë një nivel shumë të lartë të shkollimit në të gjitha sferet, sotë nuk ka univerzitet, bank, assurance, komunë apa administrat kantonale që nuk gjeni shqipëtar duke punuar. Kjo gjenerat mban lidhje të forta me prinderit dhe vendet tona të origjinës. Jemi me fat që jemi me origjin nga viset e adriatikut ku kto gjenerata shkojn në pushim dhe mbajn lidhjet e tyre të origjinës. Ajo qka mungon ësht lidhjet akademike me vendet tona të origjinës !

Çfarë duhet të bëjnë shtetet tona për diasporën?

Duhet të krijojnë ura bashkëpunimi me diasporën, përmes shkollimit profesional, përfshirjes në borde këshilluese, bashkëpunimit ndër-shtetëror dhe financimit të projekteve me ekspertë të diasporës.

A vizitoni shpesh Kosovën dhe a bashkëpunoni me shkencëtarët në atdhe?

Po, të paktën tri herë në vit. Kam investuar në Kosovë – në hoteleri dhe verëtari. Por bashkëpunimi shkencor me vendlindjen është ende i kufizuar.

Ju kujtohet dita e parë e mërgimit?

Po, më 16 qershor 1987, u nisa pa e ditur mirë se ku po shkoja. Për shumë vite kam besuar se do kthehem, por elitat politike nuk e kuptojnë ende rëndësinë e bashkëpunimit me diasporën.

A po harrohet mërgata dhe a duhet të afrohet më shumë rinia e saj me atdheun?

Po, për fat të keq po harrohet. Shtetet tona duhet të krijojnë lidhje me rininë e diasporës, e cila është një pasuri e pashfrytëzuar.

Cila është porosia juaj për të rinjtë e mërgatës?

Mos harroni rrënjët tuaja, gjakun dhe historinë tuaj. Jemi pasardhës të heronjve dhe shembujve më të mirë të njerëzimit. Jemi një komb me kulturë dhe traditë të lashtë.

Veturat e para në botë me hidrogjen (Ujë H2O) dhe baterija elektrike të patentuar nga Zbuluesi Rexhep GASHI, në vitin 2002-2011. I vetmi shkencëtar në botë me zbulime në lami të ndryshme shkencore si në Mekanik, elkromekanik, elektromanjetik, termodinamik, elektrokimi, HVAC, komresor centrifugal etj.

Faleminderit shumë për këtë intervistë të frytshme i nderuar z.Hebibi dhe ju uroj shumë suksese me Qendrën Mediale Shqiptre SAM24.info. Do ta keni përkrahjen tonë!

Faleminderit juve për këtë mision fisnik në shërbim të dijes dhe kombit tonë.

SAM24.info

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh