/ Intervistoi: Dashnim HEBIBI /
Intervistë me atdhetarin, publicistin e njohur që jeton e vepron në Itali, z.Arsim Mulliqaj
“Për diasporën janë arritur disa qëllime, votimi në përfaqësi diplomatike në konsullata e ambasada të Republikës së Kosovës nëpër vende të ndryshme dhe më bëhët qefi se edhe ne jemi me rëndësi ndryshimi për të mirë”, na tha ndër të tjera z.Mulliqaj.
Përshëndetje z.Mulliqaj! Ju falenderoj për kohën që keni ndarë për këtë intervistë! Sigurisht se jeni duke e përcjellë situatën në Kosovë. Si e shihni situatën politike atje?
Të falëminderit Phd.Dashnim Hebibi që dhuroni mundësi për njerëzit në mërgim të shprehen lirshëm me fjalën e tyre në dobi të lirisë së fjalës! Po, e përcjell çdo ditë gjendjen në atdheun tonë. Gjendjen politike e shoh të mirë dhe ndjehem i qetë.
Ka filluar fushata zgjedhore, si duket, para kohe. Meqë jetoni jashtë atdheut, çka ju duket e mirë që ka bërë qeveria gjatë këtij mandati?
Fushata zgjedhore,për mendimin tim,është e kënaqshme. Jashtë atdheut, në krahasim me Perëndimin, nuk është e lehtë të shohim gjëra përparimtare, si në Evropë.Dihet e kaluara jonë. Qeveria jonë ka bërë arritje me shtrirjen e sovranitetin në gjithë vendin tonë dhe jam shumë i kënaqur, kurse për shumë fusha nuk janë arritur synimet, si p.sh. fusha arsimore e shëndetësore, është paknaqësi e madhe teqytetarëttanë.
Po për diasporën, kemi ndonjë lajm të mirë, sipas jush?
Për diasporën janë arritur disa qëllime, votimi në përfaqësi diplomatike në konsullata eambasada të Republikës së Kosovës nëpër vende të ndryshme dhe më bëhët qefi se edhe ne jemi me rëndësi ndryshimi për të mirë.
Para disa ditëve ishit në Kosovë. Keni parë ndonjë ndryshim të mundshëm?
Unë isha në Kosovë dhe lëviza.Vura re gjëra që duhen ndryshuar për të mirën e mëvetësisë sonë, të respekthen institucionet, kultura e punës e gjithçka që ligji e përcakton në dobi të demokracisë.
Prisni se do të jetë një fushatë zgjedhore shumë e nxehtë?
Fushata zgjedhore s’ka pse të jetë e nxehtë, sepseqytetarët veçse janë mësuar të vendosin për votëne tyre të lirë, me përjashtim të një apo dy qendraveku mungon liria e votës së lirë ose vendet veriore që dihet se kanë ndikim prej grupeve të errëta.
Do të votoni apo jo?
Po,do të votoj në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Milano. Tash, prej këtij viti,jam edhe shtetas i Kosovës dhe jam shumëi gëzuar se do votoj për vendin tim, ashtu siç kam votuar për shumë herë në Republikën e Italisë. Kam shtetësinë e Republikës së Kosovës, si mëmëdheu im, ashtu edhe nënshtetësi të Republikës së Italisë. Më duhet të jem i detyruar të votoj, sepse e kuptoj rëndësinë e votës sime të lirë.
Duke e parë listën e partive për deputetë, jo se ka shumë kandidatë ose kandidate të mjaftueshme nga diaspora në secilën parti. Komenti juaj?
Ata ose ato që janë në lisa, duhen respektuar dhe nuk kam dyshim. Janë të mjaftueshëm, kurse disa prej atyre kandidatëve e njohin mirë veçorinë e diasporës, por çdonjëri prej tyre, varet se sa vërtetë do t’i qaset punës. Jam i kënaqur shumë se do të ketë konkurrencë.
Kam kërkuar personalisht që të kemi muzeun e diasporës me shkrim dhe nuk kam marrë përgjigje. Ado të duhej që të kemi muzeun e diasporës, kur e dimë se diaspora ishte pjesë e çdo proçesi në Kosovë?
Muzeu për diasporën do ishte i duhur, sepse lidhetdrejtpërsëdrejti me çlirimin e atdheut tonë. Në muzeun, për të cilin keni kërkuar, do të duhej të shqyrtohet sa më parë ky qëllim i mirë,duke i paraqitur kontributet e mërgimtarëve me dekeda të tëra në shërbim të lirisë, arsimit, kulturës e fushave që lidhen me historinë e atdheut tonë.
Ju falënderoj edhe njëherë dhe ju uroj një vit të ri me plot suksese.
Gjithashu z.Hebibi. Juve, lexuesve tuaj dhe të gjithë bashkëkombasve tanë kudo që janë, gëzuar, shëndet e gjitha të mirat.
helveticALforum