
Përgatiti Dashnim HEBIBI
Në një kohë kur kujdesi për të moshuarit dhe personat në nevojë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, Spitex WintiCare në Zvicër ka arritur të ndërtojë një emër të respektuar mbi vlerat e përkushtimit, humanizmit dhe punës së ndershme. E themeluar më 21 gusht 2021, kompania nisi rrugëtimin e saj me hapa të vegjël, por me një vizion të madh: të ofrojë kujdes profesional dhe njerëzor për çdo pacient.

Fillimet nuk ishin të lehta. Vetëm dy punëtorë, pak pacientë dhe shumë sfida e përgjegjësi. Megjithatë, ajo që nuk mungoi asnjëherë ishte vullneti për të punuar me ndershmëri dhe përkushtim maksimal. Çdo pacient u trajtua me respekt, ngrohtësi dhe kujdes të veçantë, duke krijuar kështu besimin që sot e karakterizon Spitex WintiCare.
Një nga momentet më emocionuese dhe më domethënëse në historinë e kompanisë mbeten fotografitë e para promovuese, të realizuara në vendlindje me dy gjyshet e Blertës. Ky moment simbolik nuk ishte thjesht një fotografi promovuese, por një mesazh i fuqishëm për vlerat mbi të cilat u ndërtua kompania. Duart e gjysheve u bënë simbol i respektit për moshën e tretë, i mirënjohjes për sakrificat e brezave të kaluar dhe i dashurisë njerëzore që duhet ta shoqërojë çdo kujdes shëndetësor.
Sot, Spitex WintiCare nuk shihet vetëm si një kompani kujdesi shëndetësor, por si një familje që qëndron pranë pacientëve dhe familjarëve të tyre në momentet kur kanë më shumë nevojë për mbështetje. Profesionalizmi, korrektësia dhe afërsia njerëzore kanë bërë që shumë bashkatdhetarë në Zvicër ta konsiderojnë këtë kompani si një adresë besimi dhe sigurie. Në çdo shërbim që ofrohet, qëllimi kryesor mbetet dinjiteti i pacientit dhe kujdesi i sinqertë njerëzor. Pikërisht kjo filozofi ka bërë që Spitex WintiCare të fitojë respektin dhe besimin e komunitetit shqiptar dhe më gjerë në Zvicër.
Bashkatdhetarë të dashur, nëse po mendoni për një Spitex në Zvicër, mos harroni t’i drejtoheni Spitex WintiCare – derës më të sigurt për kujdes profesional, respekt, ngrohtësi dhe përkushtim maksimal ndaj çdo pacienti.
Për më shumë:




