POSTIMET E FUNDIT

Sot në 18.00 nisim një udhëtim të ri…

Nuk është emër i ri me trup të vjetër.

Është gjithçka e re, fryma, shpirti, pritshmëria psikologjike, e për rrjedhojë edhe vërtetësia.

Këndi i Shpresës nisi nga unë dhe u bë ne, e ne u kthye në një ritual boshësie, vaktësie e zbrazëtie…

Ndaj rikthehem tek unë, e qëndrojmë me mua e tek unë.

Nëse bëhemi ne sërisht ne, nuk duhet ta bëjmë formalisht si zëvendësim dogmatik të “unë”, por qëndrojmë e vijojmë si unë dhe ju bashkë, e ne nuk shkrin “unë” por harmonizon “unë” dhe “ne” në bashkë.

E rinis i vetmuar, e rinis si unë, që nëse ribëhemi bashkë të jemi sinqerisht e vërtetësisht bashkë ju dhe unë, cilido nga ju dhe unë.

Askush nuk është jashtë, askush nuk është i përjashtuar. Gjithkush është i mirëpritur në Me Arian Galdinin, për të ndërtuar së bashku Komunitetin Galdini.

LRE mbetet themeli, Komuniteti Galdini do të jetë unë dhe shumë më gjerë sesa LRE, unë dhe neoshqiptaristët, unë dhe rinistarët, unë dhe urtnorët, unë dhe shqiptarët që e dinë se Shqipëria është atdheu ynë të cilin e duam kaq shumë, por që na duhet të shtojmë arsyet për ta dashur më shumë.

Kush ka dëshirë të flasë e komunikojë me mua personalisht, më shkruani në inbox, ose në cel: +355684060131 / +355672051564

Deri sa Rinisja të jetë Rinisje e re me trup e frymë e shpirt të ri, unë nuk jam me askënd ne, e nuk jam e nuk do të jem në asnjë grup, e me asnjë grup e në asnjë komunikim grupi pune apo bashkësie LRE apo çfarëdo lloji tjetër.

Ose ia rinisim me vërtetësi e zemër, ose e bekuar qoftë vetmia e mosdorëzimi edhe në vetmi.

Shihemi sot në mbrëmje, ora 18.00, live në Rrjete Sociale, Me Arian Galdinin.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB