BallinaDiasporaShqipëria drejt Gazës, 3 oficerë në fazën e parë: Sa do të...

Shqipëria drejt Gazës, 3 oficerë në fazën e parë: Sa do të kushtojë misioni?

-

Shqipëria do të nisë angazhimin në Gaza me tre oficerë, në kuadër të zbatimit të marrëveshjes së Bordit të Paqes. Në Parlament u ngritën pikëpyetje për koston dhe sigurinë e trupave në rast se marrëveshja nuk zbatohet.

Shqipëria do të nisë në dy etapa angazhimin e saj në Gaza, në kuadër të marrëveshjes së Bordit të Paqes. Në fazën e parë, vendi do të dërgojë tre oficerë, të cilët do të angazhohen në zbatimin e marrëveshjes. Detajet mbi detyrat e tyre u diskutuan në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, ku deputetët kërkuan gjithashtu informacion mbi kostot që do të përballojë shteti shqiptar. Një nga pyetjet kryesore të ngritura në komision ishte sa do t’i kushtojë buxhetit të shtetit secili efektiv shqiptar që do të angazhohet në këtë mision. Përveç kostos financiare, deputetët ngritën edhe çështjen e sigurisë së trupave shqiptare. Në fokus ishte skenari se çfarë do të ndodhë nëse marrëveshja nuk zbatohet në terren.

Çfarë ndodh nëse marrëveshja nuk respektohet?

Një nga shqetësimet e deputetëve lidhej me qëndrimin që do të mbajë Shqipëria nëse Izraeli nuk pranon zbatimin e marrëveshjes. Po ashtu, u ngrit pyetja se si do të veprohet nëse Hamasi nuk tërhiqet dhe situata në terren nuk zhvillohet sipas marrëveshjes së parashikuar. Këto janë çështje që lidhen drejtpërdrejt me sigurinë e efektivëve shqiptarë dhe me mënyrën se si do të përshtatet misioni në rast të ndryshimit të situatës. Për momentin, angazhimi nis me tre oficerët e parë, ndërsa faza e dytë do të varet nga zhvillimet dhe zbatimi i marrëveshjes.

PS dhe PD votojnë së bashku

Pjesëmarrja e Shqipërisë në Bordin e Paqes dhe angazhimi në këtë proces ka marrë mbështetjen e të dyja forcave kryesore politike në Parlament. PS dhe PD kanë votuar së bashku, duke dhënë mbështetje për përfshirjen e Shqipërisë në këtë nismë. Tashmë, përtej votimit politik, çështja kalon në fazën e zbatimit. Tre oficerët do të jenë kontingjenti i parë shqiptar, ndërsa kostot e misionit, siguria e tyre dhe mënyra e veprimit në rast se marrëveshja nuk zbatohet mbeten ndër çështjet kryesore që kërkojnë përgjigje, transmeton gtema.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

PDK pritet të dorëzojë sot në Kuvend nismën për ndryshimin e...

0
Partia Demokratike e Kosovës pritet të dorëzojë sot në Kuvend propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e...