BallinaSportiShpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

-

Sfida e javës së 33-të të kampionatit zviceran mes Thun dhe Basel, e parashikuar për t’u luajtur këtë mbrëmje, është shtyrë për një afat të pacaktuar.

Shkak është bërë një zjarr masiv i rënë në stadiumin “St. Jakob-Park”, i cili ka shkatërruar plotësisht ambientet e brendshme të klubit të Baselit. Ndonëse ndeshja nuk do të luhej në stadiumin e Baselit, por në transfertë, ajo është anuluar.

Flakët kanë djegur dhomat e zhveshjes, pajisjet mjekësore, si dhe të gjitha uniformat e futbollistëve dhe stafi teknik. Në mungesë të këtyrë pajisjeve, Basel kërkoi shtyrjen e ndeshjes. Për fat të mirë nuk raportohen të lënduar, por dëmet materiale konsiderohen të rënda.

Autoritetet vendase kanë bllokuar hyrjen në stadium deri në përfundimin e hetimeve për shkaqet e ngjarjes.

Në këto kushte, Lidhja Zvicerane e Futbollit pranoi kërkesën për shtyrjen e takimit. Tashmë pritet një datë e re për zhvillimin e kësaj përballjeje të rëndësishme, transmeton tvklan.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Bruce Blakeman vlerëson komunitetin shqiptaro-amerikan: “Do t’i mbështes shqiptarët dhe familjet...

0
Kandidati për guvernator të New York-ut vë në pah kontributin e shqiptarëve në shoqërinë amerikane, duke u zotuar për mbështetje ndaj familjeve, sigurisë, punësimit...

Gjallë jemi