Lamine Yamal është shpallur për herë të tretë fitues i trofeut për talentin më të mirë të vitit, duke konfirmuar edhe një herë vlerësimin e madh për potencialin e yllit të Barcelonës.
Gjatë ceremonisë, sulmuesi spanjoll u shpreh i lumtur për çmimin, por theksoi se do të kishte dëshiruar që ai t’i jepej shokut të tij të skuadrës, Pau Cubarsí. “Mirëmbrëma të gjithëve. Është një nder të jem këtu. Do të kisha dashur që Cubarsí të ishte i pranishëm, sepse e meriton. Do të më kishte pëlqyer që çmimi t’i jepej atij. Është hera e tretë që jam këtu. Jam shumë mirënjohës ndaj klubit tim dhe kombëtares. Do të vazhdoj të punoj për të fituar tituj”, deklaroi Yamal.
Një moment gazmor në skenë u krijua nga Thierry Henry, i cili bëri shaka me talentin e Barcelonës duke e pyetur nëse ky ishte trofeu që do të kishte dashur të fitonte atë mbrëmje, duke iu referuar në mënyrë të tërthortë “Topit të Artë”.
Megjithatë, Yamal këmbënguli në vlerësimin e tij për Cubarsín, duke nënvizuar se mbrojtësi i Barcelonës e meritonte çmimin.
Për Yamal, ky është një tjetër vlerësim i rëndësishëm në një karrierë që, pavarësisht moshës së re, është shoqëruar me pritshmëri të mëdha. Sulmuesi spanjoll ka qenë një nga emrat më të përfolur të futbollit europian, ndërsa synimi i tij mbetet të vazhdojë përmirësimin dhe të ndihmojë Barcelonën dhe përfaqësuesen e Spanjës të fitojnë trofe të rëndësishëm, transmeton syrinet.









