BallinaSportiGalatasaray triumfon në derbin e Stambollit ndaj Fenerbahçes

Galatasaray triumfon në derbin e Stambollit ndaj Fenerbahçes

-

Galatasaray ka fituar derbin e madh të Stambollit, duke mposhtur Fenerbahçen me rezultatin 2-1 në “Rams Park”. Protagonisti kryesor i vendasve ishte Victor Osimhen, autor i të dy golave në pjesën e parë, ndërsa Vedat Muriqi u aktivizua vetëm në minutat e fundit të takimit.

Sulmuesi nigerian zhbllokoi rezultatin në minutën e 29-të, kur shfrytëzoi asistin e Baris Yilmaz dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fuqishme me të majtën brenda zonës së rreptësisë. Osimhen u rikthye të festonte në minutën e 44-t, duke dyfishuar shifrat me një goditje me kokë pas topit të dërguar nga Davinson Sanchez. Kështu, Galatasaray e mbylli pjesën e parë me avantazhin e dy golave, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt fitores.

Fenerbahçe reagoi në pjesën e dytë dhe rihapi ndeshjen në minutën e 62-të. İrfan Can Kahveci realizoi një gol spektakolar me roveshatë, duke ngushtuar diferencën dhe duke rikthyer emocionet në derbi. Megjithatë, miqtë nuk arritën të gjenin golin e barazimit deri në fund.

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, u hodh në fushë vetëm në minutën e 83-të, kur zëvendësoi N’Golo Kanté, por pati pak kohë për të ndikuar në rezultatin e takimit. Me këtë sukses, Galatasaray ruan vendin e parë në renditje me 22 pikë. Skuadra e Stambollit ka dy pikë më shumë se Amedspor, që drejtohet nga Besnik Hasi, dhe tri pikë avantazh ndaj Trabzonsporit, që mban vendin e tretë. Derbi nuk përfundoi pa tensione, pasi në fund të ndeshjes pati përplasje në fushë mes lojtarëve dhe pjesëtarëve të stafit të të dyja skuadrave. Megjithatë, rezultati mbeti 2-1 dhe tri pikët shkuan për Galatasarayn, që vazhdon të kryesojë kampionatin turk, transmeton syrinet.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Begaj thërret partitë parlamentare në konsultime për datën e zgjedhjeve vendore...

0
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të zhvillojë më 30 tetor konsultime me përfaqësuesit e grupeve parlamentare për përcaktimin e datës së...