Shkon në 212 mln euro shuma totale nga Plani i Rritjes së BP. Komisioni Evropian ka vënë në dispozicion edhe 49 milionë euro për Shqipërinë duke e cuar në 212.8 milionë euro shumën e financimeve në total të dhëna deri tani nga plani i rritjes per Ballkanin perendimor.
Plani i Rritjes i BE-se për Shqipërinë deri ne vitin 2027 parashikon nje mbështetje financiare prej 922 milionë eurosh shumë e cila u shtohet fondeve ekzistuese qe jepen ne kuader te instrumentit te paraantaresimit. Këto fonde janë të kushtëzuara nga realizimi i reformave nga secili shtet i rajonit tonë.
Kjo vjendimarrje vjen pas vlerësimit pozitiv të Komisionit Evropian për reformat e zbatuara në Shqipëri për të mbeshtetur biznesin, investimet dhe inovacionin, për të zgjeruar aksesin në financa, duke përfshirë bizneset e reja si dhe kompanitë aktive në sektorët e gjelbër dhe ate dixhital.
Nga 49 milionë eurot e disbursuara ne kete faze per vendin tone, 22.8 milionë euro do të transferohen në buxhetin e shtetit, ndërsa fondet e mbetura do te vihen në dispozicion për projekte investimi qe do te realizohen përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor.
Krahas vendit tone nga fondet e planit te rritjes kete rradhe KE ka dhene 44.2 milionë euro për Malin e Zi dhe 65.7 milionë euro për Maqedoninë e Veriut.
Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i miratuar në vitin 2023, synon ti integrojë shtetet ballkanike në Tregun e Përbashkët të BE-së, të nxisë bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe reformat që lidhen me pershpejtimin e anetaresimit ne BE.
Çdo gjashtë muaj, keto shtetet raportojnë mbi progresin e tyre në reformat e kërkuara ndaj edhe fondet e dhëna në këtë periudhë ndërlidhen me zbatimin praktik të tyre, transmeton tvklanal.
FINANCIMET NE KUADER TE PLANIT TE RRITJES
SHQIPERIA 49 milionë euro
MALI I ZI 44.2 milionë euro
MAQEDONIA E VERIUT 65.7 milionë euro




