POSTIMET E FUNDIT

Sfidat e tregut mediatik, 42 rregullatorë nga e gjithë Evropa për herë të parë mblidhen në Tiranë

Në 5 vitet e fundit vlera e gjobave të vendosura nga AMA për shkelje të përmbajtjes dhe për pirateri televizive shkon në 800 mije euro. Ndërsa në Tiranë zhvillon punimet për herë të parë platforma evropiane e rregullatorëve audiovizive kryetarja e AMA-s u shpreh se institucioni që ajo drejton, vendos sanksione në mediat audiovizive dhe se nuk është ajo që monitoron platformat online. “Gjatë 5 viteve janë marrë vendime për 38 gjoba për shkelje të përmbajtjes dhe 44 gjoba për pirateri televizive, me një vlerë totale mbi 80 milionë lekë. Platformat online nuk monitorohen nga institucioni. Por nëse institucioni ka një ankesë tek AMA.gov.al, keni dy nga platformat ku institucioni ka bashkëpunim”, u shpreh Armela Krasniqi, Kryetare e AMA-s.

Pjesë e agjendës së platformës evropiane janë 42 rregullatorë nga e gjithë Evropa, anëtarë të EPRA-s të cilët shpërndajnë jo vetëm eksperienca, por diskutojnë edhe mbi çështje të rëndësishme që i takojnë medias.
“Ne me njëri tjetrin të gjithë anëtarët e EPRA-s mund të shpërndajmë informacion të domosdoshëm dhe se si i zbatojmë në ligjet tona”, tha ajo.

Në të gjitha takimet që kjo platformë organizon kësaj here i takoi Shqipërisë të ishte vendi organizator, një aktivitet i rëndësishëm ku AMA si kontributore e EPRA, merre pjesë./E. Hasanbelli, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB