Trajneri i ri i kuqezinjve: Jeta ime ndryshon, kam ëndrra të mëdha. Fola me mikun tim De Biasi, më tha se ishte zgjedhja e duhur.
Pak ditë pas emërimit trajner i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran ka dhënë një intervistë për “Gazzetta Dello Sport”, ku ka folur për këtë avënturë të re. Ai tregon se për herë të parë do të jetojë jashtë Italisë dhe po ashtu për herë të parë do të drejtojë një ekip kombëtar.
Ja çfarë shkruan konkretisht prestigjiozja italiane për trajnerin e ri të kuqezinjve:
Maran është një anti-personazh, jeta e tij është e fshehur në një detaj: është shumë i dashur në vendet ku ka qenë. Vlen për Katanian, ku arriti rekordin e pikëve në Serinë A, 56 në sezonin 2012-13. Vlen edhe për Chievo-n dhe Brescia-n.
Pse vendosët të ndryshoni jetë në moshën 62-vjeçare?
Sepse kur më telefonoi Shqipëria, u emocionova. Menjëherë perceptova faktin se është një komb me krenari dhe një sens përkatësie të pabesueshëm.

Ku do të jetoni, në Tiranë apo në Itali?
Në Tiranë. Për mua eksperienca duhet jetuar kështu. Të dielën do të transferohem dhe do të nis punën e vërtetë. Qyteti është shumë i bukur, me një mikpritje të jashtëzakonshme. Gruaja ime, që është një interior designer, do të vijë e shkojë, jemi mësuar.
Gianni De Biasi, që e çoi Shqipërinë në Europian, natën e parë në Tiranë fjeti me një karrige pas derës, pasi i druhej ndonjë surprise të keqe. Paragjykime të një kohe tjetër… keni folur?
Sigurisht, Gianni-n e kam mik, është perosni i parë që telefonova. E kujtoj shumë mirë aventurën e tij, bëja tifo për të. Më tha të mos kisha asnjë dyshim, pasi kisha bërë zgjedhjen e duhur. Dhe që Shqipëria ka bërë zgjedhjen e duhur me mua. Kjo fjali më dha kënaqësi. Kam folur edhe me Igli Taren para 20 ditësh në Milanello, nuk mund ta imagjionoja se do të drejtoja kombëtaren e tij.
Diçka emocionuese e këtyre ditëve…
Fanella e Shqipërisë me emrin tim dhe numrin 28, si Europiani që duam të luajmë. Ishte një ndjenjë përgjegjësie dhe gëzimi.
Udhëtimi juaj, nga Trento në Tiranë me 27 vite në mes…
Vij nga një familje artizanësh, njerëz që kanë punuar gjithmonë. Unë jam njësoj. Nuk kërkoj skenën e madhe, më pëlqen të punoj.
Momenti më i vështirë dhe më i bukur në këto vite si trajner?
Më i vështiri ishte te Genoa, kur kishim 22 lojtarë pozitivë me Covid. Më i bukuri ishte debutimi në Serie A, Roma-Catania 2-2 në fusht 2012: ishim duke fituar me një lojë të bukur, na barazuan 2-2 në 91’ dhe në shtesë goditëm traversën.
Diçka që keni mësuar gjatë 10 viteve të fundit?
Jam bërë më tolerant. Më parë kisha më pak durim, nëse gjërat nuk shkonin siç doja dhe nervozohesha. Kam mësuar të pranoj një mënyrë tjetër të të jetuarit të futbollit.
Lojtari më i mirë që keni stërvitur?
Vështirë të përgjigjem. Papu, Barella, Srna, Nainggolan, Almiron, Pandev në fund karriere.
Çfarë arritje do t’u bënte krenar te kjo eksperiencë e re me Shqipërinë?
Objektivi është të kthehemi në ligën B të Nations League dhe të kualifikohemi në Europian. Ëndërroj rezultate të mira dhe të shkruaj një faqe historie. Falënderoj presidentin Duka për zgjedhjen. Stadiumi në Tiranë më la me gojë hapur, mezi pres të stërvis aty. Dua të shikoj sa më shumës stërvitje dhe të studioj shqipen për të folur me lojtarët. Dua të bëj futbollin tim si gjithmonë: propozitiv, vertikal, luftarak. Të arrish rezultatin me djersë dhe lodhje është në AND-në e këtij kombi.
Kombëtarja e preferuar e Maran e të gjitha kohërave?
Italia e 1982-shit. Isha 19 vjeç dhe doja të bëhesha futbollist. Pastaj Holanda e e Cruijff. Luante një futboll aq të evoluar, saqë ne fëmijëve na dukej si ëndërr.
Lojtarët që preferoni sot?
Ata më teknikët. Po them Pedri, Olise, Mbappé, transmeton rtsh.




