POSTIMET E FUNDIT

Rreshteri Major i FSK-së, Ilir Rama, përfaqëson Kosovën në Konferencën Ndërkombëtare të NATO-s në Gjermani

Rreshteri Major i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), OR9 Ilir Rama, po merr pjesë në Konferencën e 22-të Ndërkombëtare të Liderëve të Lartë të Nënoficerëve Senior (ICC 2026), e cila po zhvillohet në Shkollën e NATO-s në Oberammergau të Gjermanisë.

Konferenca organizohet nga Komanda Aleate e NATO-s për Transformim (ACT) dhe mbledh liderë të lartë të nënoficerëve nga vendet anëtare të NATO-s, shtetet partnere dhe institucione të ndryshme ushtarake, me fokus në sfidat aktuale të sigurisë dhe prioritetet strategjike globale.

Gjatë pjesëmarrjes së tij në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare, Rreshteri Major Rama ka zhvilluar takime me homologë nga vendet e NATO-s dhe partnerët pjesëmarrës, duke shkëmbyer përvoja dhe praktika profesionale në fushën e udhëheqjes ushtarake.

Po ashtu, ai ka prezantuar vizionin e Komandës së FSK-së për zhvillimin profesional të nënoficerëve, duke vënë në pah përkushtimin e institucionit për ngritjen e kapaciteteve dhe avancimin e standardeve sipas praktikave të NATO-s.

Në kuadër të konferencës po diskutohen tema që lidhen me situatën aktuale të sigurisë globale, mësimet e nxjerra nga operacionet ushtarake, si dhe forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet vendeve aleate dhe partnere.

Pjesëmarrja e FSK-së në forume të tilla ndërkombëtare konsiderohet një mundësi e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit me partnerët strategjikë dhe promovimin e zhvillimit profesional të personelit ushtarak të Kosovës, transmeton FSK, përcjell helveticALForum.ch.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB