BallinaAtdheuRama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat e...

Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat e kombit me të ardhmen

-

Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, kryeministri Edi Rama ndau mesazhin e tij për rëndësinë e ruajtjes dhe pasurimit të gjuhës shqipe, duke e cilësuar Konkursin Kombëtar të Gjuhës Shqipe si “një fije të artë që lidh fillesat e kombit tonë me të ardhmen e tij”.

Rama publikoi momente nga nisja e fazës gjysmëfinale të konkursit në shkolla, ku këtë vit morën pjesë 1 022 ekipe nga e gjithë Shqipëria, një tregues i interesit të lartë dhe angazhimit të nxënësve e mësuesve.

Konkursi synon të forcojë aftësitë gjuhësore të nxënësve dhe të kultivojë krenarinë për gjuhën shqipe, duke e kthyer atë në një urë lidhëse mes dijes, kulturës dhe identitetit kombëtar.

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, e shpallur nga UNESCO, festohet çdo vit më 21 shkurt me qëllim promovimin e diversitetit gjuhësor dhe kulturor, si dhe ndërgjegjësimin për rëndësinë e shumëgjuhësisë.

Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe synon të forcojë aftësitë gjuhësore të nxënësve dhe të kultivojë krenarinë për gjuhën shqipe, duke e kthyer atë në një urë lidhëse mes dijes, kulturës dhe identitetit kombëtar, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Gjimshiti: “San Marino nuk është ndeshje e thjeshtë, duhet përqendrim maksimal”

0
Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka dalë në konferencë për shtyp në prag të sfidës ndaj San Marinos, duke kërkuar nga skuadra përqendrim...