BallinaArsimiPresidentja Justina Shiroka Pula priti delegacionin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve...

Presidentja Justina Shiroka Pula priti delegacionin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

-

Prishtinë – Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim një delegacion të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, të kryesuar nga zëvendëskryetari Fejzullah Krasniqi.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e Akademisë e uruan Presidenten Shiroka Pula për marrjen e detyrës së re, duke i dëshiruar suksese dhe mbarësi në ushtrimin e mandatit të saj në krye të shtetit.

Nga ana e saj, Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohje për urimet dhe vlerësoi rolin e rëndësishëm të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës në zhvillimin e mendimit shkencor, avancimin e kulturës dhe përparimin e arsimit në vend.

Ajo theksoi rëndësinë e kontributit të institucioneve akademike në jetën shoqërore dhe në zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës.

Takimi u zhvillua në frymën e respektit dhe bashkëpunimit institucional, duke vënë në pah rëndësinë e shkencës, kulturës dhe arsimit për të ardhmen e vendit, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ekspozitë kushtuar Ismail Kadaresë në Kosovë, vlerësohet kontributi i tij në...

0
Një ekspozitë e veçantë kushtuar jetës dhe krijimtarisë së shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, është organizuar në Kosovë, duke sjellë në vëmendje jo...