BallinaEKSKLUZIVETrump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës është pranë përfundimit, marrëveshja mund të...

Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës është pranë përfundimit, marrëveshja mund të përfshijë gjithë Evropën

-

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se lufta mes Rusisë dhe Ukrainës mund të jetë pranë përfundimit, duke paralajmëruar se marrëveshja e mundshme për paqe mund të ketë një shtrirje më të gjerë dhe të përfshijë edhe vendet e tjera evropiane.

Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Trump bëri të ditur se të enjten ishte takuar me Kirill Dmitriev, të dërguarin special të presidentit rus, Vladimir Putin. Megjithatë, ai nuk zhvilloi takim me delegacionin ukrainas, i cili ndodhej në Shtëpinë e Bardhë për bisedime me Zonjën e Parë, Melania Trump.

Gjatë prononcimit të tij, presidenti amerikan u shpreh optimist për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje, duke theksuar se ajo nuk do të kufizohej vetëm te konflikti mes Moskës dhe Kievit.

“Do të ketë një marrëveshje. Do të jetë një marrëveshje e madhe dhe do të përfshijë më shumë sesa vetëm Ukrainën. Madje mund të them se mund të përfshijë të gjithë Evropën. Do të jetë një marrëveshje e madhe, e shkëlqyer dhe të gjithë do të jenë të entuziazmuar”, deklaroi Trump.

Ndërkohë, zhvillimet politike në Shtetet e Bashkuara kanë nxitur reagime edhe në Bashkimin Evropian. Pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, shprehu pritjen që Kongresi i ri të ushtrojë presion më të madh ndaj Rusisë.

Deklaratat e Trump vijnë në një moment kur përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës mbeten në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Megjithatë, pavarësisht optimizmit të shprehur nga presidenti amerikan, ende nuk janë bërë të ditura detaje konkrete mbi përmbajtjen e një marrëveshjeje të mundshme apo kushtet që do të pranohen nga palët në konflikt, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit

0
Presidenti Bajram Begaj, priti Ambasadorin e Shtetit të Izraelit, Jonathan Peled Kaynar, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Gjatë ceremonisë, Presidenti Begaj i...