POSTIMET E FUNDIT

Portugalia – Kongo 1:1

Republika Demokratike e Kongos ka shkaktuar një nga befasitë më të mëdha të Kampionatit Botëror, duke e ndalur në barazim 1:1 Portugalinë e udhëhequr nga Cristiano Ronaldo, në ndeshjen hapëse të Grupit K. Portugalia kaloi në epërsi që në minutën e 8-të. Pas një harkimi të saktë në zonë, Joao Neves goditi bukur me kokë dhe dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 1:0.

Kongolezët reaguan shpejt dhe krijuan raste të rrezikshme. Në minutën e 11-të, Yoane Wissa u gjend i lirë në një pozicion të favorshëm, por goditja e tij nga rreth 16 metra shkoi pranë shtyllës së djathtë.

Portugalia – Kongo 1:1

Stadiumi Houston.

Gjyqtar: Al Jassim (Katari).

Shikues: 70.000.

Shënues: Neves (6′) – Wissa (45+5′).

Kartona të verdhë:Silva, Semedo, Araujo – Mbemba.. Portugalia: Diogo Costa – Joao Cancelo, Tomas Araujo, Renato Veiga, Nuno Mendes (Semedo 72′) – Joao Neves, Vitinha (Ramos 83′), Bernardo Silva (Conceicao 46′), Bruno Fernandes, Pedro Neto (Leao 72′) – Cristiano Ronaldo.

Kongo: Mpasi – Kapuadi, Mbemba, Tuanzebe – Wan-Bissaka (Kalulu 85′), Masuaku (J.Kayembe 75′), E. Kayembe (Pickel 75′), Mukau (Sadiki 57′), Moutoussamy – Bakambu (Banza 85′), Wissa.

Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej me epërsinë minimale të Portugalisë, Kongoja goditi në kohën shtesë. Në minutën e 45+5, Yoane Wissa përfitoi nga një harkim i Arthur Masuakut dhe me një goditje të saktë me kokë nga afër realizoi për 1:1.

Në pjesën e dytë, Republika Demokratike e Kongos ishte shumë pranë përmbysjes. Në minutën e 57-të, Cedric Bakambu kontrolloi shkëlqyeshëm topin pas një pasimi të bukur, por gjuajtja e tij u ndal nga shtylla e majtë, duke shpëtuar Portugalinë. Portugalia tentoi të rikthehej në avantazh dhe në minutën e 69-të Cristiano Ronaldo provoi nga brenda zonës, por goditja e tij përfundoi jashtë shtyllës së majtë.

Në minutën e 77-të, Noah Sadiki gjeti me një pasim Cedric Bakambun, i cili provoi nga distanca, por gjuajtja e tij shkoi larg portës portugeze.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 1:1, një rezultat që mund të konsiderohet fitore morale për Kongon dhe një zhgënjim për Portugalinë, e cila ishte favorite absolute.

Në xhiron e dytë të Grupit K, më 23 qershor Portugalia do të përballet me Uzbekistanin, ndërsa më 24 qershor Republika Demokratike e Kongos do të sfidojë Kolumbinë./K.Goca/BS

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB