POSTIMET E FUNDIT

Ph.D. Dashnim Hebibi nderohet me Çertifikatën e Njohjes Ndërkombëtare në Edicionin e 14-të të “World Peace Letters – VIP” nga Humanity Magazine Global

Nga Dahest LUMA, Milano

VENEZUELË, 4 korrik 2026 – Dr. sc. Dashnim Hebibi, ambasador i paqes, shkrimtar, publicist dhe studiues shqiptar, është nderuar me Çertifikatën e Njohjes Ndërkombëtare, një nga vlerësimet më prestigjioze të ndara në kuadër të Edicionit të 14-të të “World Peace Letters – VIP”, organizuar nga Humanity Magazine Global. Dr. Hebibi është një emër i njohur në fushën e diplomacisë kulturore, letërsisë dhe studimeve shkencore. Krahas angazhimit të tij si Ambasador i Paqes, ai drejton Institutin Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore, me seli në Zvicër, një institucion që synon promovimin e kërkimit shkencor, dialogut akademik, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ruajtjes së vlerave kulturore e historike të rajonit. 

Screenshot

Vlerësimi i akorduar nga Humanity Magazine Global është një njohje për personalitetet që, përmes fjalës së shkruar, veprës së tyre intelektuale dhe angazhimit humanitar, kontribuojnë në ndërtimin e urave të mirëkuptimit dhe paqes ndërmjet popujve. Në këtë edicion janë nderuar personalitete të shquara nga kontinente të ndryshme, të cilët kanë lënë gjurmë në fushën e kulturës, diplomacisë, letërsisë, shkencës, sportit dhe veprimtarisë humanitare.Në motivacionin e certifikatës thuhet se çmimi i jepet Dr. Dashnim Hebibit për angazhimin e tij fisnik ndaj Letrave Botërore të Paqes dhe përkushtimin në ndërtimin e një trashëgimie të harmonisë universale, duke mishëruar frymën e diplomacisë humanitare dhe duke e shndërruar fjalën e shkruar në një fener shprese dhe në një shtyllë themelore të mirëkuptimit reciprok ndërmjet kombeve.

Dokumenti vlerësues thekson gjithashtu se ky është një homazh për ata që ngrejnë zërin aty ku mbretëron heshtja dhe shtrijnë dorën aty ku ekziston largësia, duke dëshmuar se paqja ndërtohet përmes dialogut, respektit, kulturës dhe humanizmit. Gjatë viteve, Dr. sc. Dashnim Hebibi ka zhvilluar një veprimtari të gjerë në promovimin e paqes, të drejtave të njeriut, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe dialogut ndërkulturor. Përmes botimeve, konferencave shkencore dhe aktiviteteve publike, ai ka promovuar rëndësinë e fjalës së lirë si mjet për afrimin e popujve dhe forcimin e mirëkuptimit ndërmjet kulturave.

Screenshot

Me rastin e marrjes së këtij vlerësimi ndërkombëtar, Dr. Hebibi u shpreh:

“Jam shumë i lumtur dhe thellësisht mirënjohës për këtë nder të jashtëzakonshëm. Është një dëshmi se fjala e lirë, e shkruar me sinqeritet dhe përkushtim ndaj paqes, po depërton gjithandej botës, sepse ende ka njerëz me zemër dhe shpirt të bardhë që vlerësojnë humanizmin, të vërtetën dhe vlerat universale. Ky vlerësim më motivon të vazhdoj me edhe më shumë përkushtim në shërbim të paqes, njerëzimit dhe mirëkuptimit ndërmjet popujve.”

Në fund të mesazhit të tij, ai shprehu falënderim të veçantë për organizatoren e këtij projekti ndërkombëtar:

“Faleminderit nga zemra Dr./H.C. Maria Elena Ramirez, CEO dhe Themeluese e Humanity Magazine Global, për këtë vlerësim të lartë dhe për besimin e treguar ndaj misionit tim. Ky nder nuk është vetëm një arritje personale, por edhe një përgjegjësi më e madhe për të vazhduar misionin tim në promovimin e paqes, dialogut, humanizmit dhe vlerave universale.”

Nën drejtimin e Dr./H.C. Maria Elena Ramirez, Humanity Magazine Global dhe iniciativa ndërkombëtare “World Peace Letters” vazhdojnë të bashkojnë personalitete nga e gjithë bota në promovimin e kulturës së paqes, duke dëshmuar se fjala, kultura dhe bashkëpunimi janë ura që lidhin kombet dhe forcojnë shpresën për një botë më të drejtë, më njerëzore dhe më paqësore.

ÇERTIFIKATË E NJOHJES NDËRKOMBËTARE

REVISTA HUMANITY GLOBAL LETRAT E PAQES NË BOTË – EDICIONI I 14-TË – VIP

“Në nder të një feneri të diplomacisë letrare dhe paqes, fjala e shkruar e së cilës mbron vlerat universale, bashkon kombet në një jehonë mirënjohjeje dhe rindërton në mënyrë të qëndrueshme fabrikën shoqërore dhe njerëzore të botës”. Dra H C Dra Hc Maria Elena Ramirez

SHPËRNDARJA E MERITËS PËR PAQE

EDICIONI I 14-të I LETRAVE TË PAQES NË BOTË – VIP

Shpërblehet me vlerësimin dhe solemnitetin më të lartë për:

Cristiano Ronaldo#PapaLeonXIV @TAG\n\n#PapaLeon XIV @TAG\n#Papa LeonXIV\n\n Marisa Plano @TAG\n\nMohamed Rahhal Olga Levadnaya

Në mirënjohje të angazhimit të tij/saj fisnik ndaj Letrave të Paqes Botërore dhe përkushtimit të tij për ndërtimin e një trashëgimie të harmonisë universale, duke mishëruar shpirtin e diplomacisë humanitare dhe duke transformuar fjalën e shkruar në një fener shprese dhe një shtyllë themelore për mirëkuptimin reciprok midis kombeve.

Atij që ngre zërin aty ku rri heshtja dhe zgjat dorën ku mbizotëron distanca: një përpjekje që nuk është thjesht një akt diplomacie, por një homazh për vetë thelbin e njerëzimit. Kjo njohje i bën jehonë mirënjohjes së kombeve për një përpjekje fisnike dhe këmbëngulëse për të mbrojtur jetën, Vlerat Universale dhe vëllazërinë globale.

Venezuelë, 4 korrik 2026

REVISTA HUMANITY GLOBAL

Një ndjenjë universale. Një dritare që hapet në botë. Katërmbëdhjetë botime, secili një vend ku paqja lulëzon. Duke bashkuar kombet.

DRA H C MARIA ELENA RAMIREZ

CEO DHE THEMELUES I REVISTËS HUMANITY GLOBAL WORLD PAQE LETRAS

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB