BallinaDiasporaNjë vepër e rrallë për Shqipërinë në Ambasadën e Kosovës

Një vepër e rrallë për Shqipërinë në Ambasadën e Kosovës

-

Sot, në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Zagreb, Ambasadori Dr. Martin Berishaj, së bashku me dy këshilltarët e Ambasadës z. Mentor Tahiri dhe znj. Senada Dushi, priten z. Luka Mjeda dhe znj. Elizabeta Lalevska.

Me këtë rast, mysafirët i dorëzuan Ambasadës disa kopje të veprës „Po Albaniji – dojmovi s puta“, të autorit fra Lovro Mihačević, botuar për herë të parë më 1911. Libri është ribotuar nga z. Luka Mjeda, përmes Hrvatski fotografski centar (HFC), si botim i dytë. Botimi i këtij libri u mundësua nga Ambasada e Kosovës në Zagreb, Ambasada e Shqipërisë dhe nga z. Mario Nokaj.

Kjo vepër përbën një dëshmi të çmuar të vështrimit të kohës mbi Shqipërinë dhe një kontribut për ruajtjen e kujtesës kulturore e historike. Ambasada i falënderoi z. Mjeda dhe znj. Lalevska për këtë dhuratë me vlerë dhe për interesimin e tyre për trashëgiminë shqiptare, transmeton Ambasada e Kosovës në Kroaci, përcjell helveticALforum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Momente prekëse mes tensioneve në Tiranë, familjarët i çojnë ushqim policit...

0
Mes përplasjeve mes policisë dhe protestuesve në kryeqytet, një moment njerëzor ka tërhequr vëmendjen: familjarët i afrohen një efektivi për t’i çuar ushqim, ndërsa...