POSTIMET E FUNDIT

NGA ZVICRA DREJT AMERIKËS – ANSAMBLI “TROJET” DO TË ÇOJË ZËRIN E KULTURËS SHQIPTARE NË DETROIT

Të dashur bashkëkombas kudo që ndodheni në Evropë, Amerikë dhe në çdo cep të botës,

Sot ndajmë me ju një lajm që për ne ka peshën e krenarisë, të sakrificës dhe të dashurisë së madhe për kombin tonë. Pas shumë vitesh pune të palodhshme, përkushtimi, disipline dhe ruajtjeje me fanatizëm të kulturës sonë kombëtare, Ansambli “TROJET” nga Winterthuri i Zvicrës ka fituar besimin dhe nderin që të përfaqësojë shqiptarët e Evropës në Festivalin Shqiptar kushtuar Vitit të Lahutës, i cili do të mbahet në Detroit, Michigan – SHBA.

Screenshot

Ky është një moment historik dhe shumë emocionues për të gjithë ne.

Për herën e dytë, Ansambli “TROJET” do të ngjitet në skenat e Amerikës për të sjellë para mijëra bashkatdhetarëve tanë aromën e trojeve shqiptare, tingujt e lahutës, fuqinë e këngës kreshnike dhe hijeshinë e valleve tona tradicionale. Ky udhëtim nuk është thjesht një paraqitje artistike. Ky është një mision kombëtar. Është një rrugëtim që bart me vete historinë, shpirtin dhe identitetin e popullit shqiptar. Është dëshmia më e fortë se edhe pse shumë prej nesh jetojnë larg atdheut, zemra shqiptare vazhdon të rrahë fuqishëm për gjuhën, kulturën dhe traditat tona. Ansambli “TROJET” është bërë zëri i të rinjve dhe të rejave shqiptare që janë rritur në Zvicër, por që nuk e kanë harruar asnjëherë origjinën e tyre. Janë breza që flasin shqip me krenari, që vallëzojnë vallet tona me dashuri dhe që mbajnë gjallë trashëgiminë shqiptare në diasporë. Në skenën e Detroitit, ansambli ynë do të prezantohet me një program të pasur artistik e kulturor, i ndërtuar mbi themelet e traditës sonë shekullore.

Screenshot

Publiku shqiptar në Amerikë do të ketë mundësinë të përjetojë:

– këngë kreshnike dhe epike të interpretuara nga lahutari i ansamblit, Baca Shaq,

– interpretime artistike plot emocion nga Marisa Murtezi,

– valle tradicionale dhe artistike të përgatitura me profesionalizëm nga koreografja Suzana Drenica,

– si dhe një mozaik të jashtëzakonshëm të kostumografisë shqiptare nga të gjitha trojet etnike. Çdo kostum që do të vishet në atë skenë bart historinë e një treve shqiptare.

Screenshot

Çdo tingull lahute bart kujtesën e të parëve tanë. Çdo hap vallëzimi tregon forcën dhe bukurinë e identitetit shqiptar. Delegacioni i Ansamblit “TROJET” përbëhet nga 18 anëtarë artistikë dhe organizativë, të cilët me përkushtim dhe dinjitet do ta përfaqësojnë kulturën shqiptare në një ndër festivalet më të rëndësishme të diasporës shqiptare në Amerikë.

Screenshot

Për ne është një krenari e jashtëzakonshme që nga atdheu dhe Evropa, Ansambli “TROJET” është i vetmi ansambël pjesëmarrës në këtë festival të madh kulturor. Ky besim na jep edhe më shumë përgjegjësi që flamurin kuqezi ta prezantojmë me nder, profesionalizëm dhe nivel të lartë artistik. Ne nuk po shkojmë në Amerikë për lavdi personale. Nuk po shkojmë për interesa materiale. Po shkojmë për kulturën shqiptare. Po shkojmë për ta ngritur lart emrin shqiptar. Po shkojmë për t’u treguar brezave të rinj se rrënjët nuk harrohen kurrë. Po shkojmë për t’i frymëzuar fëmijët shqiptarë që po rriten larg trojeve tona, që ta duan gjuhën shqipe, ta ruajnë traditën dhe të krenohen me identitetin e tyre.

Screenshot

Ky është udhëtimi i lahutës shqiptare që kalon oqeanin. Është kënga e kullave shqiptare që do të jehojë në Detroit. Është vallja shqiptare që do të bashkojë zemrat e diasporës. Është historia jonë që vazhdon të jetojë përmes artit. Në çdo provë që po zhvillohet këto ditë, në çdo këngë, në çdo hap dhe në çdo detaj të përgatitjeve tona, ndihet pesha e përgjegjësisë dhe krenaria për këtë mision të madh kulturor.

Screenshot

Muaji korrik po afrohet dhe ne tashmë ndodhemi në fazën finale të përgatitjeve. Emocionet janë të mëdha, por edhe dëshira për ta përfaqësuar denjësisht kombin tonë është edhe më e madhe. Kërkojmë mbështetjen, lutjet dhe përkrahjen morale të çdo shqiptari kudo që ndodhet. Sepse kur ngrihet kultura shqiptare, ngrihemi të gjithë bashkë. Kur jehojnë këngët shqiptare në botë, dëgjohet zëri i kombit tonë. Na priftë e mbara në këtë rrugëtim të shenjtë artistik dhe kombëtar.

Screenshot

Me zemër shqiptare, krenari kuqezi dhe shpirt të trojeve tona — drejt Detroitit!

Ansamblit „TROJET“

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB