BallinaDiasporaNë Karlovac u mbajt manifestimi “Abetarja shqipe”

Në Karlovac u mbajt manifestimi “Abetarja shqipe”

-

Në Karlovac u mbajt manifestimi “Abetarja shqipe”, në kuadër të Ditëve të Kulturës Shqiptare në Qarkun e Karlovacit, organizuar nga Bashkësia e Shqiptarëve të Qarkut të Karlovacit ne bashkëorganizim me Unionin e Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë. Manifestimi iu kushtua ruajtjes së gjuhës shqipe, kulturës dhe identitetit kombëtar, si dhe promovimit të trashëgimisë së pasur kulturore dhe historike të shqiptarëve.

Në kuadër të programit u mbajt një ligjëratë kushtuar abetare­s shqipe dhe zhvillimit të gjuhës shqipe, me theks të veçantë te Kongresi i Manastirit, i njohur edhe si Kongresi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili u mbajt nga 14 deri më 22 nëntor 1908. Ky ngjarje historike pati një rol kyç në standardizimin e shkrimit shqip dhe përbën një nga piketat më të rëndësishme në zhvillimin e kulturës, letërsisë dhe ndërgjegjes kombëtare shqiptare.

Para mbajtjes së Kongresit të Manastirit, gjuha shqipe shkruhej me alfabete të ndryshme, gjë që vështirësonte arsimin, botimet dhe komunikimin ndërmjet shqiptarëve. Pas diskutimeve dhe harmonizimit të qëndrimeve të pjesëmarrësve, u miratua alfabeti latin si bazë e alfabetit të sotëm të gjuhës shqipe, i cili ka 36 shkronja.

Ligjëruesit në programin e sotëm ishin prof. dr. Bashkim Ziberi dhe prof. dr. Hiriet Ziberi, të cilët folën për gjuhën shqipe, alfabetin e saj dhe rëndësinë e ruajtjes së tij. Ligjërata e tyre kontribuoi në një kuptim më të mirë të rëndësisë historike të standardizimit të shkrimit shqip dhe të rolit të tij në ruajtjen e identitetit gjuhësor dhe kulturor të popullit shqiptar.

Manifestimi “Abetarja shqipe” është pjesë e programit më të gjerë të Ditëve të Kulturës Shqiptare në Qarkun e Karlovacit, përmes të cilit synohet ruajtja e traditës, gjuhës, zakoneve dhe trashëgimisë kulturore të komunitetit shqiptar, si dhe nxitja e mirëkuptimit të ndërsjellë, shkëmbimit kulturor dhe bashkëpunimit.

Shënimi i ngjarjeve të tilla na kujton rëndësinë e gjuhës si themel i identitetit dhe si lidhje ndërmjet brezave, por edhe rëndësinë e kultivimit të diversitetit kulturor në shoqëri.

Alfabeti i gjuhës shqipe nuk është vetëm një sistem shkronjash, por edhe simbol i unitetit kulturor, i ndërgjegjes kombëtare dhe i ruajtjes së identitetit të popullit shqiptar, transmeton Bashkësia Shqiptare e Karllovcit, përcjell helveticALforum.ch

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Aktorja Liri Lushi reagon për situatën në Shqipëri: “Ik, Edi Rama!...

0
Përgatiti Dashnim HEBIBI Aktorja e njohur shqiptare Liri Lushi, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me situatën e...