POSTIMET E FUNDIT

“Nan” në Eurovision 2026, ministri Gonxhja takon Alis: Shqipëria do të dëgjohet me emocion dhe krenari

Në prag të ngjarjes më të madhe muzikore evropiane, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka zhvilluar një takim me artistin Alis, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026 me këngën e tij të titulluar “Nan”.

Përmes një komunikimi zyrtar në rrjetet sociale, Ministri Gonxhja ndau detaje nga ky takim, duke vlerësuar dimensionin e lartë emocional dhe artistik të projektit përfaqësues. Sipas kreut të dikasterit të Kulturës, versioni i risjellë i këngës “Nan”, i interpretuar nga Alis nën tingujt e pianos, shndërrohet në një rrëfim të ndjerë që depërton te publiku falë thjeshtësisë dhe thellësisë së saj.

Në deklaratën e tij, Gonxhja theksoi rëndësinë e kësaj pjesëmarrjeje, jo vetëm si një garë muzikore, por si një mundësi për të promovuar identitetin dhe shpirtin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Ai konfirmoi mbështetjen e institucionit që drejton për këtë rrugëtim. “Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit e mbështet këtë rrugëtim përmes @cultur.alb jo vetëm si një përfaqësim artistik, por si një zë që mbart ndjenjën, kulturën dhe shpirtin shqiptar në një skenë ndërkombëtare. I urojmë Alis suksese dhe një përfaqësim sa më dinjitoz në Eurovision 2026 me bindjen se përmes tij, Shqipëria do të dëgjohet me emocion dhe krenari,” deklaron Gonxhja, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB