BallinaDiasporaRama takon kryeministrin Frieden: Nga marsi 2027 nis fluturimi direkt Tiranë-Luksemburg

Rama takon kryeministrin Frieden: Nga marsi 2027 nis fluturimi direkt Tiranë-Luksemburg

-

Kryeministri Edi Rama është pritur në Luksemburg nga homologu i tij, Luc Frieden, në një takim ku në qendër të diskutimeve kanë qenë marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugëtimi europian i Shqipërisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ndau fotografi nga takimi, teksa vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve dhe njoftoi një zhvillim të rëndësishëm në lidhjet mes Shqipërisë dhe Luksemburgut.

“Luksemburg – Me Kryeministrin Luc Frieden, për marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë. Nga marsi, Luksemburgu do të ketë fluturim direkt me Shqipërinë përmes kompanisë ajrore kombëtare Luxair”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Linja e re ajrore pritet të nisë operimin nga 29 marsi 2027 dhe do të kryhet dy herë në javë, duke krijuar për herë të parë një lidhje të rregullt direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës. Rama takon kryeministrin Frieden: Nga marsi 2027 nis fluturimi direkt Tiranë-LuksemburgFluturimet do të operohen nga kompania kombëtare ajrore Luxair, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

51 efektivë policie të plagosur gjatë protestës në Tiranë, Skënder Hita...

0
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka uruar shërim të shpejtë efektivëve të dëmtuar. Deri më tani, 65 persona janë shoqëruar për...

LARG DUART NGA SHQIPËRIA!