BallinaDiasporaMesazh Urimi nga Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në...

Mesazh Urimi nga Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih

-

Të dashur bashkatdhetarë,

Në emër të Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, me zemër plot ju dërgoj urimet më të përzemërta me rastin e fillimit të pushimeve dimërore.

Ju uroj pushime të mbushura me dritë, me shëndet, paqe dhe çaste gëzimi që do t’i mbani mend gjatë. Qoftë kjo një kohë për të rikujtuar se sa e shtrenjtë është lidhja me rrënjët dhe se sa shumë vlen çdo moment me njerëzit tanë.

Ju që niseni me vetura drejt atdheut – ju lutem ndjekni udhëzimet e autoriteteve – Rruga mund të jetë e gjatë, por pritja në atdhe, është më e ngrohtë se çdo stinë.

Republika jonë, ju pret me krahë hapur, si nënë që s’të harron, si tokë që të njeh nga hapat. Ju jeni aorta e kombit, gjaku që i jep jetë mallit dhe krenarisë.

Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih edhe në kohën e pushimeve dimërore, do të jetë e hapur, është dhe do të mbetet gjithmonë pranë jush, në shërbim, në mbështetje dhe në mirënjohje për gjithçka që përfaqësoni.

Me respekt,

Vigan Berisha

Konsull/Shef i Misionit Konsullor

Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ambasadori Ylber Sela pret në Berlin drejtorin e Fondit për Sigurimin...

0
Takimi u fokusua në forcimin e diplomacisë ekonomike, shkëmbimin e përvojave me institucionet financiare gjermane dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit të sigurimit të...