BallinaDiasporaBushati takohet me sekretarin e SHBA-së, Marco Rubio

Bushati takohet me sekretarin e SHBA-së, Marco Rubio

-

Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, zhvilloi një takim me senatorin amerikan Marco Rubio, ku diskutuan për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe bashkëpunimin strategjik. Në postimin e tij në Facebook, Bushati nënvizoi se Rubio e konsideroi këtë lidhje historike një shembull të shkëlqyer të miqësisë dhe diplomacisë, duke e cilësuar si një histori suksesi nga pikëpamja politike dhe diplomatike.

Postimi i plotë:

“Shqipëria është një mrekulli e diplomacisë amerikane. Përmes përkrahjes së saj, vendi ynë u kthye nga një vend i izoluar komunist në një partner dhe aleat të besueshëm të SHBA-së, dhe sot është vendi më proamerikan në botë.

Këtë vlerësim e ndava me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, i cili ra dakord se kjo lidhje historike është dëshmi e miqësisë së vërtetë mes dy vendeve dhe një histori suksesi nga pikëpamja politike dhe diplomatike.

Gjatë bisedës, theksova gjithashtu se Shqipëria është atdheu i Nënë Terezës dhe simbol i paqes dhe bashkëjetesës në botë.

Në plan personal, u ndjeva krenar dhe i lumtur të dëgjoja se Nënë Tereza ishte shenjtore e familjes Rubio. Po ashtu, pata nderin që, në emër të Kryeministrit Edi Rama, ta ftoja Sekretarin Rubio të vizitojë Shqipërinë, për të forcuar edhe më tej miqësinë e ngushtë mes dy vendeve. Ishte një takim mbresëlënës me një mik të madh të lirisë dhe demokracisë në botë”, transmeton kjone.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ambasadori Ylber Sela pret në Berlin drejtorin e Fondit për Sigurimin...

0
Takimi u fokusua në forcimin e diplomacisë ekonomike, shkëmbimin e përvojave me institucionet financiare gjermane dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit të sigurimit të...