POSTIMET E FUNDIT

Më 19 qershor në Cyrih: Poeti Ilmi Tahiri promovon shtatë vepra letrare në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës

Dashamirët e letërsisë shqipe dhe të kulturës kombëtare do të kenë mundësinë të marrin pjesë në një mbrëmje të veçantë letrare kushtuar krijimtarisë së poetit Ilmi Tahiri, njofton helveticALForum.ch e cila do të organizohet më 19 qershor 2026 në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Cyrih. Ky aktivitet kulturor synon të promovojë krijimtarinë poetike të autorit, duke sjellë para publikut veprat e tij të botuara ndër vite, të cilat trajtojnë tema atdhetare, kombëtare, historike dhe edukative. Gjatë mbrëmjes do të promovohen shtatë libra poetikë të autorit: “Sytë ka Atdheu”, “U ktheva Atdhe”, “Për ty Kosovë”, “E bukura Shqipëri”, “Për ty Atdhe”, “Shqipëria do të bashkohet përsëri” si dhe përmbledhja me poezi për fëmijë “Fluturat e Atdheut”.

Veprimtaria pritet të mbledhë bashkatdhetarë, krijues, dashamirë të librit dhe përfaqësues të institucioneve shqiptare në Zvicër, duke krijuar një hapësirë të veçantë për promovimin e fjalës artistike dhe vlerave tona kulturore e kombëtare. Organizatorët vlerësojnë se aktivitete të tilla luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe, kulturës dhe identitetit kombëtar në mërgatë, ndërsa njëkohësisht krijojnë ura komunikimi mes krijuesve dhe lexuesve shqiptarë.

Promovimi do të mbahet më 19 qershor 2026, duke filluar nga ora 19:00, në adresën Eugen-Huber-Strasse 19A, 8048 Zürich.

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Cyrih fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë mbrëmje letrare dhe kulturore, kushtuar poezisë dhe krijimtarisë së poetit Ilmi Tahiri, transmeton Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Cyrih, përcjell helveticALForum.ch.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB