POSTIMET E FUNDIT

Sot protesta e 16-të, a i bashkohet revoltës së qytetarëve kundër Ramës?

“Shqiptarët kanë vrarë frikën” – Florian Haçkaj: Revolucioni është në ngritje, duhet t’ua rikthejmë pushtetin qytetarëve! Aktivisti dhe përfaqësuesi i “Diaspora për Shqipërinë e lirë”, Florian Haçkaj theksoi se gjëja më e bukur e kësaj proteste të qytetarëve është se ata kanë vrarë frikën dhe janë ngritur kundër padrejtësive dhe qeverisë së Edi Ramës. Në një intervistë për News24, aktivisti, i cili ka qenë edhe vetë i pranishëm në protestat masive para kryeministrisë, deklaroi se duhet ta largojnë me çdo kusht Ramën nga qeveria, duke shtuar se pushtetin duhet t’ua rikthejnë qytetarëve shqiptarë.

“Protesta ndihet shumë e bukur në botë, por sidomos në Tiranë. Energji që është përhapur gjithandej. E bukura është se shqiptarët kanë vrarë frikën. Kur sheh njerëz të moshave të ndryshëm që nuk ua ndjen fare është gjëja më madhore dhe e dyta është që ne të kemi precedentin se shqiptarët dinë ta rrëzojnë një pushtet.

Nëse t’i arrin të hedhësh Ramën që është i gjithë pushtetshëm, hapat e tjerë bëhen më të lehtë se asnjë nuk e mban përgjegjësinë mbi supe që të mos dalë sipas vullnetit të popullit. Ky është revolucion në ngritje. Edhe revolucionet i përshtaten kohës. Ne duhet t’i rikthejmë pushtetin qytetarëve. Ne në diasporë po protestojmë përditë edhe më shumë. Njerëzit duan të ngrenë zërin kundrejt padrejtësive. Edhe unë jam për dorëheqje të Ramës, një qeveri tranzitore, e përbërë nga njerëz të papërfshirë në politikë, që ngrenë skenën se si do të bëhen zgjedhjet e ardhshme. Kodi zgjedhor e të gjitha këto janë pjesë e kësaj që duhen ndryshuar.”, u shpreh ai./BS

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB