BallinaAtdheuHaradinaj takon kolonelin britanik Chris Warren, e falënderon për angazhimin në Kosovë

Haradinaj takon kolonelin britanik Chris Warren, e falënderon për angazhimin në Kosovë

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, është takuar me kolonelin britanik Chris Warren, të cilin e ka cilësuar si mik të madh të Kosovës dhe pjesë të rëndësishme të misionit të NATO-s në periudhën e pasluftës. Në një postim në Facebook, Haradinaj ka kujtuar rolin e Warren si një nga oficerët e parë të NATO-s që hyri në Kosovë, duke theksuar se ai ka qenë pranë vendit në kohët më të vështira. “Sot pata nderin të takoj kolonelin britanik, Chris Warren, mikun e madh të Kosovës, i cili në kohët më të vështira ishte pranë vendit tonë si një ndër oficerët e parë të NATO-s që hyri në Kosovë. E falënderova Chris-in për angazhimin e tij historik në mbështetje të vendit tonë gjatë periudhave më të vështira dhe e inkurajova që të vazhdojë të jetë pranë nesh edhe në proceset e tjera që e presin Kosovën, veçanërisht në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në NATO.

Faleminderit, Chris, dhe të gjithë ushtarëve britanikë që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në forcimin e Kosovës dhe sigurisë së saj”, shkroi Haradinaj./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Vlerësimi i Institutit Spanjoll: Universiteti “Haxhi Zeka” i dyti mes institucioneve...

0
Një grup kërkimor spanjoll, i njohur ndërkombëtarisht për matjet e tij për dukshmërinë shkencore të universiteteve, ka publikuar një analizë krahasuese që përfshin edhe...