BallinaArsimiMASh monitoron zbatimin e katalogut të teksteve shkollore

MASh monitoron zbatimin e katalogut të teksteve shkollore

-

Ministria e Arsimit dhe Shkencës gjatë ditës së djeshme është siguruar që katalogu zyrtar i teksteve shkollore dhe çmimeve të përcaktuara në të t’u përcillet edhe në formë fizike të gjitha librarive në vend. Nga monitorimi në terren, rezulton se pjesa dërrmuese e librarive kanë bërë përgatitjen dhe harmonizimet e nevojshme të çmimeve sipas vlerave të përcaktuara në katalog. Për një numër shumë të vogël të librarive këto përgatitje kanë zgjatur më shumë andaj edhe në disa raste të izoluara ato kanë qenë të mbyllura për shërbim, por që ndërkohë kanë rifilluar shitjen ose pritet të rifillojnë shumë shpejt. 

MASh do të vazhdojë të përcjellë situatën në terren, në mënyrë që të sigurohet zbatimi i katalogut dhe qasja e nxënësve në tekstet shkollore sipas çmimeve të përcaktuara. Për këtë qëllim, MASh ka vënë në dispozicion edhe dy numra kontaktues për prindërit dhe qytetarët (+383 (0) 38 200 65 144 dhe +383 (0) 38 200 65 005), me qëllim të adresimit të çdo paqartësie apo ankese lidhur me çmimet e teksteve shkollore. Rastet e raportuara nga prindërit po i evidentojmë, trajtojmë dhe adresojmë një nga një. Prandaj, i ftojmë dhe inkurajojmë të gjithë prindërit të vazhdojnë që të raportojnë çdo mospërputhje të çmimeve të shitjes me ato të katalogot të miratuar. Inspektorati i Arsimit dhe Inspektorati i Tregut janë në komunikim dhe koordinimit të vazhdueshëm për adresuar çdo parregullësi.

MASh vlerëson lartë bashkëpunimin e prindërve përgjatë këtij procesi dhe mbetet e përkushtuar që procesi i furnizimit me tekste shkollore të zhvillohet në mënyrë të rregullt, transparente dhe në interes të nxënësve dhe prindërve, transmeton MASh, përcjell helveticALforum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Pas stuhisë në Zvicër, nis bilanci i dëmeve: Mbi 10 mijë...

0
Mbi 10 mijë dëme dhe pritje të gjata për riparimin e makinave Breshër me madhësinë e topave të tenisit ka shkaktuar dëme të mëdha në...