BallinaSportiTre medalje në Lojërat Mesdhetare, Presidenti Begaj përgëzon ekipin shqiptar të mundjes

Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Presidenti Begaj përgëzon ekipin shqiptar të mundjes

-

Presidenti Bajram Begaj ka uruar ekipin shqiptar të mundjes për rezultatet e arritura në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Mundësit kuqezi siguruan tri medalje, një të artë, një të argjendtë dhe një të bronztë.

Islam Dudaev u shpall kampion, duke fituar medaljen e artë, ndërsa Zelimkhan Abakarov mori medaljen e argjendtë. Ardit Zeneli e mbylli garën me medalje bronzi.

“Shumë urime për ekipin tonë të mundjes për rezultatet entuziaste në Lojërat Mesdhetare të Tarantos! Suksese!”, shkroi Presidenti Begaj në rrjetet sociale, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kos flet për zgjerimin e BE-së, Komisioneria: Mal i Zi favorit,...

0
Shefja e zgjerimit të BE-së përcakton katër fusha për diskutim: reformat e brendshme pa ndryshime në traktate, mbrojtje më të forta demokratike, një metodologji...