BallinaKrijimtariLutje për vendlindjen dhe shtëpitë e mbyllura

Lutje për vendlindjen dhe shtëpitë e mbyllura

-

Nga Sherife Ejupi – Zeqiri

O Zot,
ruaje vendlindjen tonë,
rrugët që na rritën,
dhe shtëpitë që mbetën të mbyllura
me çelësa të ndryshkur nga pritja.

Në ato mure ende rri fryma jonë,
zërat e fëmijërisë,
era e bukës së nënës,
emrat tanë të thirrur nga dritaret.
Mos lejo, o Zot,
që shtëpitë tona të plaken në vetmi
as zemrat tona të ftohen nga harresa.

Bekoje tokën që lamë,
edhe pse u larguam me dhimbje.
Na fal që ikëm për të mbijetuar,
jo se nuk e deshëm.
Çdo derë e mbyllur atje
është një lutje e hapur këtu.

O Zot,
mbaji shtëpitë tona në këmbë,
edhe kur ne s’jemi aty.
Mbaji dritaret të duruara,
derisa një ditë
hapat tanë të kthehen përsëri.

E nëse kthimi vonohet,
mos lejo që vendlindja të na harrojë,
as ne të harrojmë rrënjët tona.
Se aty kemi lënë emrin,
kujtesën
dhe një copë shpirti. 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ambasadori Ylber Sela pret në Berlin drejtorin e Fondit për Sigurimin...

0
Takimi u fokusua në forcimin e diplomacisë ekonomike, shkëmbimin e përvojave me institucionet financiare gjermane dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit të sigurimit të...