BallinaDiaspora“Liria ka emër” – zëri i mërgatës shqiptare po dëgjohet gjithandej botës

“Liria ka emër” – zëri i mërgatës shqiptare po dëgjohet gjithandej botës

-

Nga Vjena e deri në qytete të ndryshme të Evropës dhe më gjerë, shqiptarët në mërgim po dalin në rrugë për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Në Vjenë, qindra mërgimtarë shqiptarë protestuan me thirrjet Liria ka emër”, “Jo në emrin tim” dhe “Liri për çlirimtarët e Kosovës”, duke përcjellë mesazhin e tyre përmes protestës paqësore, transmeton euronewsal. Protesta dhe tubime janë zhvilluar edhe në vende të tjera, duke dëshmuar se çështja po ndiqet me vëmendje të madhe nga komuniteti shqiptar jashtë Kosovës. Ndërkohë, edhe në Prishtinë protestat vazhdojnë. Sonte, nga ora 21:00, qytetarët pritet të mblidhen për të pestën natë me radhë. Nga Kosova në mërgatë, zëri i protestuesve po përcillet me të njëjtin mesazh:

“Liria ka emër.”
“Liri për çlirimtarët e Kosovës.”

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

ZVICËR: 1.5 metra distancë gjatë tejkalimit të biçikletave, shumica kërkojnë rregull...

0
ZVICËR – Siguria e çiklistëve gjatë tejkalimit nga automjetet po rikthehet në qendër të debatit në Zvicër. Një sondazh përfaqësues i realizuar me porosi të...